LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

*Nga Kastriot MYFTARAJ/Pse Edi Rama i fali PD-së më shumë pushtet se Ramiz Alia në 1991

19 Maj 2017, 17:32, Aktualitet CNA

Ramiz Alia në 1991, pas fitores në zgjedhjet e para pluraliste në vend, kishte një problem të madh. Perëndimi nuk i njihte zgjedhjet e zhvilluara në kohën që ishte ende në fuqi Kushtetuta komuniste dhe  Policia, Ushtria, Gjykatat, Prokuroria, shërbimet e fshehta  ishin zyrtarisht të politizuara në mënyrë të njëanshme, duke qenë me Kushtetutë armë të partisë-shtet. Ramiz Alia ishte Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të partisë komuniste (Partia e Punës e Shqipërisë) që u bë President i Republikës, duke ruajtur njëkohësisht edhe kontrollin mbi partinë. Ramiz Alia kishte dy zgjidhje momentale. Ai mund të bënte kurban veten politikisht ose  të bënte kurban qeverinë e partisë së tij, të dalë nga zgjedhjet. Ramizi zgjodhi të bënte kurban qeverinë. Ai i ofroi PD-së poste në një qeveri të përbashkët, që u quajt ?e stabilitetit?. Kjo qeveri do të përgatiste zgjedhjet. Ramiz Alia shpresonte që me lëvizje të tilla të bëhej i pranueshëm për Europën dhe SHBA si një faktor konstruktiv në politikën shqiptare. Alia donte të fitonte kohë, të përçante PD-në nga brenda, dhe ta bënte të paaftë për të fituar në zgjedhjet e parakohshme të vitit 1992. Kështu vendi do të kishte nevojë për qeveri të koalicionit të madh deri në 1996 dhe Alia do të përfundonte mandatin presidencial, mbase duke marrë edhe një të dytë.

Edi Rama në 2017, ndonëse kishte të njëjtin problem me opozitën, ishte në një gjendje pakrahasimisht më të mirë se Ramiz Alia në 1991. Ndonëse opozita kishte shpallur bojkotimin e zgjedhjeve, arbitrat ndërkombëtare, Bashkimi Europian, SHBA, OSBE kishte deklaruar se zgjedhjet quheshin të ligjshme dhe legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Atëherë përse Rama u tërhoq dhe sakrifikoi qeverinë e tij për ta bërë opozitën të hynte në zgjedhje. Në të vërtetë, të parët u tërhoqën miqtë sorosianë të tij në Departamentin e Shtetit, ata që mbijetojnë ende Epokën ?Trump? si Hoyt Brian Jee. Ata e dinin mirë se nga vinte mbështetja për Bashën, prandaj shpejtuan që ta mbyllin krizën politike duke i dhënë Bashës si kurban (fjalën e ka aktualizuarpolitikisht Kryeministri Rama me librin e tij me këtë titull)gjithçka me përjashtim të Ramës.

Rama e dinte se Basha kishte mbështetjen e Presidentit Trump për ta rrëzuar nga pushteti birin shpirtëror të Sorosit në Tiranë, për të cilin Trump ishte betuar se kur të hynte në Shtëpinë e Bardhë do ta shtypte këtë insekt politik sorosian, që e kishte fyer rëndë. E dinte edhe Hoyt Brian Jee dhe ambasadori amerikan në Tiranë, ndonëse Shtëpia e Bardhë nuk i kishte vënë në dijeni ata për këtë gjë.

Por Basha u tremb dhe u tërhoq duke e lënë përgjysëm luftën politike që kishte nisur. Rama pranoi një kapitullim të pjesshëm para Bashës që kishte mbështetje për ta bërë Ramën të kapitullonte plotësisht, pa kushte. Me këtë qëndrim, Basha fitoi përçmimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ajo që ndodhi është se Soros e poshtëroi Trumpin në Shqipëri për shkak të dobësisë së Bashës. Deri tani? Basha së paku të kishte kërkuar si pjesë të marrëveshjes dhe një hetim për veprimtarinë e Fondacionit ?Soros? në Shqipëri, si mirënjohje ndaj Trump. Basha e harroi krejt kauzën antisorosiane të cilën e përvetësoi në momentet më të vështira pas ngritjes së çadrës, për të siguruar mbështetjen e Trump.

Në këto rrethana Basha nuk mund ta cojë PD-në veçse atje ku do të kishte qenë kjo parti nëse do të kishte humbur zgjedhjet e vitit 1992. Në rastin më të mirë një aleate e dorës së dytë në qeverisjen e përbashkët me PS-në./*Shkruar për Citynews.al

Lajmet e fundit nga