LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BE sjell përgjigjet e dekriminalizimit/E vërteta për 5 deputetë dhe 3 kryebashkiakë

19 Maj 2017, 14:36, Aktualitet CNA

5 deputetët e Kuvendit që dhanë gjurmët e gishtave në polici për llogari të ligjit për dekriminalizimin, dalin të pastër në skedarët e Europolit.

Prokuroria e Përgjithshme ka marr përgjigjen prej disa shteteve në kuadër të Europolit, të cilat kanë njoftuar se 5 deputetët Aqif Rakipi, Omer Mamo, Artan Gaçi, Gledion Rehovica dhe Mhill Fufi nuk kanë pasur procedime në vende të BE-së. Në mesin e vendeve që kanë kthyer përgjiegjie mësohet se është edhe shteti fqinjë Itali ku disa prej deputetëve kanë deklaruar se kanë qëndruar për disa vite në emigrim.

Por veç përgjigjeve negative për këta deputet, mësohet se disa shtete si Gjermani dhe Zvicra nuk kanë kthyer përgjigje, duke kërkuar që informacioni të kërkohet me anë të letër-porosisë. Por ky veprim procedurial, sipas prokurorisë, nuk mund të kryhet pasi ndaj këtyre deputetëve nuk ka të regjistruar procedim penale, që të kërkohet me letërporosi informacion siç e parashikon ligji në rastet e tilla. Pasi për verifikimet për llogari të ligjit për dekriminalizimin, ligjvënësit nuk e kanë parasikuar faktin që të kërkohet informcion edhe me letër-porosi nëse shtet përkatëse nuk kthejnë përgjigje.

Nga ana tjetër, mësohet se prokuroria ka marr përgjigje negative nga disa shtetet të europolit edhe për dy kryebashkiakët, atë të Poliçanit Adriatik Zotkaj, kreun e bashkisë së tepelenës Tërmet Peçi dhe kryetarin e Pogradecit Eduard Kapri.

Sipas prokurorisë, përgjigjit janë të disa shteteve të BE-së ndërkohë ka edhe vende të tjera brenda BE-së, të cilat ende nuk kanë kthyer përgjigje për 5 deputetët dhe 3 kryebashkiakët që dhanë gjurmët e gshtave për llogari të verifikimit bazuar në ligjin për dekriminalizim. Ishte kërkesa e prokurorisë, që detyroj 5 deputetet Rakipi, Mamo, Gaçi, Rehovica e Fufi të shkojnë pranë laboratorit të policisë shkencore duke i dhënë gjurmët e gishtave. Gjurmë të cilat më pas ju dërguan Europolit për t?I verifikuar me personat me precedent penal në zonën e BE-së dhe gjetkë. Ky veprim procedurial, u krye pasi u ngritën dyshime se 5 deputetët dhe tre kryetarët e bashkive janë përfshirë në krime të rënda penale, por me gjeneralitetet të ndryshme./ABC News

Lajmet e fundit nga