LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen pazaret e marrëveshjes/Partia që rrezikon më shumë

18 Maj 2017, 15:48, Aktualitet CNA

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar me nota pesimizmi arritjen e marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, e cila i jep fudn zgjidhjes së krizës.

Lubonja tha në një lidhje për News 24 se djalli fshihet në detaje, ndaj dhe duhet të shohim detajet se çfarë pazaresh po bëhen.

Njëri pazar, sipas tij, është eliminimi i LSI, duke rrezikuar shumë këtë forcë politike. Më tej, ai shtoi se dyshime për pazare lindin edhe nga takimi Meta-Berisha.

?Djalli fshihet në detaje, duhet të shohim detajet se çfarë pazaresh bëhen atje. Njëri është eliminimi i LSI, që rrezikon shumë duke dalë nga pazaret. Lindin dyshimet e pazareve te takimi Meta-Berisha. Jemi në lojën e pushtetit të kastës së vjetër?, deklaroi Lubonja./CityNews

Lajmet e fundit nga