LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të zhgënjyer nga marrëveshja Rama-Basha/Vjen reagimi i parë nga PDIU

18 Maj 2017, 16:46, Aktualitet CNA

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basah.

Në një reagim në rrjetet sociale, Doda shkruan se këto tre muaj shqetësim kanë qenë për standardet e zgjedhjeve, por PD paska pasur vetëm hallin e marrjes së posteve në qeveri dhe zhdukjen e të tjerëve.

?Dhe ta mendosh qe kemi tre muaj qe bejme thirrje per dialog per rritjen e standarteve te zgjedhjeve e per me shume garanci per opoziten? keto paskan pas hallin e qeverise PD+PS dhe te zhdukin te tjeret??? Dmth çadra vetem hallin e PS dhe kanabisit nuk paska pas?tani edhe mund te mos beni me zgjedhje se qeverine e bete? e t?ju rroje? dhe festoni me nje cigare hashash?, pini e ndajeni kanabisin bashke??, shkruan Doda./CityNews

Lajmet e fundit nga