LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skenari/Si e zgjidhi Agron Duka krizën politike

18 Maj 2017, 09:35, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka thirrur ditën e djeshme në një takim të gjithë krerët e partive parlamentare, si hedhjen e gurit të fundit në shërbim të zgjidhjes së krizës politike.

Nisur nga kërkesa e Dukës, të gjithë krerët e partive u mblodhën së bashku për të diskutuar edhe njëherë rreth zgjidhjes së krizës politike. Në përfundim të takimit mes tyre është kërkuar që kreu i qeverisë Edi Rama dhe ai i opozitës, Lulzim  Basha të zhvillojnë një bisedë kokë më kokë pa praninë e askujt.

Ky duket të ketë qenë një skenar i ndërtuar nga vetë Agron Duka në arritje të një marrëveshje politike, sepse në shumë dalje publike ka qenë Agron Duka, ai që ka thënë se Rama dhe Basha pasi të takohen në praninë e të gjithë institucioneve të shtetit, duhet të takohen kokë më kokë, vetëm me njëri-tjetrin.

Takimi mes tyre erdhi dhe padyshim solli marrëveshjen e shumëpritur pas 3 muajsh krize politike. Arritja e kësaj marrëveshje u njoftua nga dalja publike njëherësh e Ramës dhe Bashës, ndërkohë pak minuta më vonë Duka e përshëndeti marrëveshjen dhe  u shpreh i lumtur që përpjekja e tij përfundoi me sukses.

Atë që nuk e bënë dot ambasadorët, ndërkombëtarët, të dërguarit e PPE, por edhe amerikanët, në fund zgjidhje i dha kreu i PAA, Agron Duka./CityNews

Lajmet e fundit nga