LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si e priti LSI marrëveshjen Rama-Basha?!/Vjen reagimi i parë

18 Maj 2017, 18:10, Aktualitet CNA

Pas arritjes së marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ka ardhur reagimi i parë nga radhët e LSI.

Kreu i kësaj force politike, Petrit Vasili, shkruan në rrjetet sociale se është i kënaqur që më në fund u arrit marrëveshja.

Më tej, ai shton se është i kënaqur që dhe opozita do të marrë pjesë në zgjedhje.

?Jam i kenaqur qe me ne fund u arrit marreveshja qe luftova deri ne fund. Jam i kenaqur edhe qe opozita do te mare pjese ne zgjedhje. Clirimi nga detyrimet burokratike me jep gjithe kohen qe t’i dedikohem fushates per te nxjerre LSI-ne force te pare. Shpresoj qe ne keto 7 dite te cmuara te shtyrjes se zgjedhjeve, opozita do te realizoje objektivat e saj per standarde te larta ne zgjedhje, luften kunder droges dhe dekriminalizimin?, shkruan Vasili./CityNews

Lajmet e fundit nga