Connect with Us

Pse ndotja nga trafiku është vrasëse?

Aktualitet

Pse ndotja nga trafiku është vrasëse?

Publikuar

-

Grimcat e Ultranit, si ato të emetuara nga veturat me naftë hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe grumbullohen në arterie, sipas studimeve të reja. Studimi ndihmon për të shpjeguar përse ndotja në ajër ngre rrezikun e atakut në zemër dhe goditjeve në tru – dhe sugjeron që përpjekjet për ta luftuar atë mund të jenë duke u përqëndruar në grimcat e gabuara, raporton New Scientist. Nanothërrmijat me bazë karboni janë të vështira për t’u zbuluar në trup. Kështu që për studimin, studiuesit në Universitetin e Edinburgut i kërkuan vullnetarëve të merrnin frymë në ajër të mbuluar me grimca të padëmshme. Brenda 15 minutash, këto shfaqeshin në gjakun e tyre – dhe ato ishin ende atje, në gjak dhe urin, edhe tre muaj më vonë.

Më pas, ata shqyrtuan indet e hequra nga lëkura e disa vullnetarëve të njohur për rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe zbuluan se grimcat ishin grumbulluar në pllakat yndyrore që “lyenin” enët e gjakut. Aktualisht, ndotja matet sipas niveleve të PM2.5: kjo nënkupton masën, për metër kub të ajrit, të grimcave që janë 2.5 mikronë në gjerësi ose më pak. Por nanogrimcat që arrijnë në qarkullimin e gjakut janë më të vogla se 2.5 mikronë – kështu që edhe kur nivelet e përgjithshme të PM2.5 janë të qëndrueshme ose në rënie, numri aktual i nanogrimcave të dëmshme mund të jetë duke u rritur. /bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tre ambasadorë “zbarkojnë” në selinë blu/ Takim me Bashën

Publikuar

-

Nga

Tre ambasadorë “zbarkojnë” në selinë blu/ Takim me Bashën

Ambasadorët Luigi Soreca, Yuri Kim dhe Duncan Norman pritet të zbarkojnë sot në zyrën e kreut të PD, Lulzim Basha.

Mësohet se takimi mes Bashës dhe tre ambasadorëve do të zhvillohet në selinë blu në oren 15:00, dhe në kuadër të diskutimeve do të jetë mbarvajtja e punimeve në Këshillin Politik  për përmbylljen e Reformës Zgjedhore.

LEXO EDHE:  Shqipëria e Edvin Shullazit Trafikistan apo Kolumbia e Europës



Ndërkohë bëhet me dije se pjesë e takimit do të jetë nënkryetari i LSI, petrit Vasili dhe ish deputeti i PD, Oert Bylykbashi.

LEXO EDHE:  Panoramë e shëmtuar për turistët/ Osumi i mbytur nga plehrat

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

PD padit drejtorin e Ujësjellësit Rrogozhinë/ Po shantazhon punonjësit për zgjedhjet e 25 prillit

Publikuar

-

Nga

PD padit drejtorin e Ujësjellësit Rrogozhinë/ Po shantazhon punonjësit për zgjedhjet e 25 prillit

Partia Demokratike ka paditur drejtorin e Ujësjellësit të Rrogozhinës, Skender Dedej, dhe e akuzaon atë se po përdor administratën për zgjedhje.

Sipas PD-së, Drejtori i Ujësjellës  Kanalizime Rrogozhinë  Skender Dedej, shkel hapur ligjin dhe shton se po shantazhon punonjësit për plotësimin e një formulari partiak të paligjshëm.



Gjithashtu PD ka publikuar edhe një mesazh nga një punonjës i këtij institucioni, ku sipas tij drejtori i Ujësjellësit iu kërkon nga 10 deri 50 emra nga fisi për t’i marrë kartat e identitetit e numrat e telefonit për numër për zgjedhjet e prillit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohen pesë persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Arrestohen pesë persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. S., 31 vjeç, sepse në rrugën “Mine Peza”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. B., 36 vjeç, pasi në rrugën “Ismail Qemali”, dyshohet se ka vjedhur një automjetin tip furgon dhe më pas është kapur në tentativë për t’u larguar në drejtim të Saukut. Gjithashtu, nga veprimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas nuk kishte leje drejtimi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 22 vjeç, pasi në afërsi të në një shkolle te Instituti Bujqësor, për motive të dobëta, ka prishur rendin dhe qetësinë publike, si dhe ka kundërshtuar duke i goditur me sende të forta punonjësit e Policisë, për të shmangur shoqërimin e tij.

LEXO EDHE:  Ndotja në Ishëm/ Nisen dy grupe inspektimi

LEXO EDHE:  Ndotja në Ishëm/ Nisen dy grupe inspektimi

Specialistët të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:



A. P., 44 vjeç, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, në afërsi të një lokali, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur 0.99 mg/l, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, këmbësorin shtetasin D. F., 44 vjeç, i cili pas marrjes të mjekimit në spital, është larguar për në banesë.

E. B., 34 vjeç, pasi tek rrethrrotullimi i Saukut, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.41 mg/l.
—-
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetases C. Z., 21 vjeçe, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE