LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshja Rama-Basha nxjerr jashtë loje Ilir Metën

18 Maj 2017, 13:38, Aktualitet CNA

Takimi kokë më kokë i kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha, përtej gëzimit në të dy kampeve politike për zgjdhjen e ngërçit dhe krizës që po kalonte vendi, ka shkaktuar dhe mërzi. Por, mesa duket do të ketë edhe viktima. Shenjat e para po duken. Menjëherë ka humbur nga skena politike pa adresë LSI e Ilir Metës dhe mesa duket marrëveshja e dy të mëdhenjve dhe takimet e negociatat e tyre kanë nxjerrë jashtë tregut mediat e politik LSI.

Kjo forcë politike shumë shpesh rrëmbente flamurin e konsensusit dhe sillej sikur qëndonte mbi palët. Në fakt Ilir Meta ishte ai që i largonte palët, krijonte diversion brenda opozitës, nxiste diversion brenda mazhorancës, përplasje dhe lëvizje që nuk u ndalën në katër vite të qeverisjes së Ramës.

Takimi i dy të mëdhenjve duket se e ka ?shtypur? morrin e vogël LSI, e cila tani do ta ketë mjaft të vështirë të jetë pjesë e tregut politik dhe alternativës, ku dy palët kryesore në vend i janë larguar konfliktit dhe po shkojnë drejt një fushate elektorale me një marrëveshje politike historike, e cila në fund ka një të humbur. Ajo është LSI, e cila tani do ta ketë të vështirë të bëjë King Maker me dy të mëdhenjtë. Ata ndoshta do ta kenë më të lehtë të mbështesin njëri-tjetrin në qeverisje, se sa të pranojnë atë që shpesh PS dhe PD e quajnë kanceri i politikës shqiptare./CityNews

Lajmet e fundit nga