LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 Maqedoni/Presidenti kërkon amnisti për kriminelët që përgjakën deputetët  

18 Maj 2017, 18:56, Aktualitet CNA

Gjatë një interviste të dhenë për televizionin ?Kanal 5?, presidenti i Maqedonisë Gjeorgje Ivanov  ka  iniciuar  mundësinë e ndërmarrjes së një amnistie për të dyshuarit dhe të akuzuarit lidhur me ngjarjet kriminale në Kuvendin maqedon, mbrëmjen e 27 prillit, ku turmat e nacionalistëve pas sulmit dhe hyrjes në sallën plenare ushtruan dhunë të egër ndaj deputetëve. Midis të dhunuarve egërsisht ishte dhe kryeministri në ardhje Zoran Zaev .

Për këtë akt institucionet kompetente te drejtësisë ndërmorë masa burgimi ndaj huliganëve, ndërsa  Presidenti Ivanov e vlerësoi amnistinë si mjet për të normalizuar situatën, që ende mbetet e acaruar. Ivanov ia kaloi Kuvendit topin e amnistisë.

Për ta përligjur propozikin e tij Ivanov,  mes tjerash tha se, nëse pas konfliktit në vitin 2001 u gjet një mënyrë për t?i amnistuar, siç i quan ai kriminelët e luftës, atëherë mundet të amnistohen edhe ato që morën pjesë në udhëheqjen e turmës mbrëmjen e 27 prillit. Sipas Ivanovit për tu realizuar kjo mjafton vetëm vullneti i mirë i deputetëve, njoftoi Tetova Sot.

Lajmet e fundit nga