LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja ministrat që merr PD

18 Maj 2017, 15:39, Aktualitet CNA

Është zbardhur marrëveshja mes kreut të PS, Edi Rama, dhe kreut të Pd, Lulzim Basha, e cila u arrit pas mesnatës së kaluar pas një takimi të gjatë.

Nga marrëveshja, është vendosur data e zgjedhjeve më 25 qershor, e cila u arrit pas negociatava që vijuan për 5 orë edhe ditën e sotme.

Partia Demokratike ka marrë nga kjo marrëveshje disa nga Ministritë më të rëndësishme, përfshirë edhe Ministrinë e Brendshme.

Në total janë 6 Ministri që i kalojnë opozitës, posti i zv/Kryeministrit dhe 5 drejtori.

QEVERIA
Zv.Kryeministër, teknik
Ministri i Brendshëm, teknik
Ministri i Arsimit, teknik
Ministri i Shëndetësisë, teknik
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
Ministri i Financave, teknik
Ministri i Drejtësisë, teknik
Drejtori i OSHEE
Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural/CityNews

Lajmet e fundit nga