LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detajet/Ilir Meta shoqërohej nga një batakçi në takimin me Berishën

18 Maj 2017, 12:50, Aktualitet CNA

Presidenti i Zgjedhur Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ish kryeministrin, Sali Berisha, i cili zgjati zgjati 30 minuta.

Mësohet se Ilir Meta nuk ka qenë i vetëm dhe takimi nuk ishte kokë më kokë.

Në këtë takim Ilir Meta shoqërohej nga miku dhe bashkëpunëtori i tij Fahri Balliu

Ky i fundit njihet si batakçiu i pangopur. Dhe kështu e ka quajtur dikur edhe Berisha kur e largoi nga detyra në Ambasadën e Shqipërisë në Shkup

Por tashmë vitet kanë kaluar, Fahriu i njohur dhe akuzuar edhe me pseudonimin këndezi si bashkëpunëtor i ish sigurimit të shtetit, sot është me LSI dhe punon si këshilltar i Ilir Metes, ky i fundit i hedh ndonjë kockë ose e mban në tavolinë t?i tregojë barcaleta kur është zënë kaps./CityNews

Lajmet e fundit nga