LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë rrëzoi beteja e PD/Republika e vjetër pranoi rrugën e asgjësimit

18 Maj 2017, 17:38, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po jep mesazhin e fundit nga ?Çadra e Lirisë?. Pas arritjes së marrëveshjes me kryeministrin Edi Rama, basha vendos të mbyllë pasditen e sotme çadrën e protestës, për t?u përgatitur për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në fjalën e tij të fundit, Basha tha se nga kjo marrëveshje fituam gjysmën e qeverisë. Ndërsa shtoi se republika e vjetër pranoi rrugën institucionale të asgjësimit të saj për t?i hapur rrugë ëndërrës së qytetarëve.

?Republika e vjetër ka pranuar rrugën institucionale të asgjësimit të saj për t?i hapur rrugë ëndrrës suaj. Kjo është domethënia e angazhimit për reformën kushtetuese. Beteja jonë rrëzoi gjysmën e qeverisë. Nuk bëjmë asnjë kompromis me të keqen. Ky shesh është e reja që do të zëvendësojë të vjetrën?, deklaroi Basha./CityNews

Lajmet e fundit nga