Connect with Us

Analiza-LSI dhe PDIU viktima/ Përfituan pushtet disproporcional

Aktualitet

Analiza-LSI dhe PDIU viktima/ Përfituan pushtet disproporcional

Publikuar

-

Pas tetë vjetësh gjatë të të cilave, partitë e vogla si LSI apo PDIU manovruan mes dy partive të mëdha duke përfituar pushtet disproporcional, marrëveshja mes Ramës dhe Bashës krijoi efektivisht një koalicion të gjerë duke nxjerrë jashtë loje të vegjlit.

Në vitin 2008, Sali Berisha, në atë kohë kryeministër dhe Edi Rama, kryetar i ri i Partisë Socialiste, shtrënguan duart në një marrëveshje që synoi të fuqizonte rolin e tyre si udhëheqës në partitë respektive dhe të pakësonte pushtetin potencial të partive të vogla. Marrëveshja e vitit 2008 u interpretua gjerësisht në atë kohë si një marrëveshje anti-LSI, por pasoja më e madhe e saj qe sistemi zgjedhor me lista të mbyllura, në të cilin, kryetarët e partive efektivisht përcaktojnë se kush do të jetë dhe kush nuk do të jetë deputet me liri të plotë për të zgjedhur sipas interesit të vet. Për rrjedhojë, në zgjedhjet e vitit 2009 dhe ato të vitit 2013, u tha se shqiptarët efektivisht votuan se kë do të kishin kryeministër, por jo se kë do të kishin deputet përfaqësues.

Marrëveshja për të përjashtuar LSI duket se dështoi në vitin 2009, kur Partia Demokratike arriti të fitojë bashkë me aleatët e vet vetë, 70 deputetë, një më pak se sa minimumi i mundshëm për krijimin e një maxhorance. Përgjatë tetë viteve që pasuan, LSI dhe PDIU u bënë parti të rëndësishme në pushtet, me një rrjet të gjerë drejtorësh dhe punësimesh në administratën publike si dhe përfitimesh të tjera nga pushteti.

Pas zgjedhjeve për pushtetin vendor 2015, u diskutua gjerësisht në opinionin publik ideja e një kompromisi të ri mes PS dhe PD, kompromis që efektivisht duhej t’i jepte maxhorancë solide parlamentare njërës prej këtyre partive duke e çliruar qeverisjen e vendit nga maxhorancat e paqëndrueshme apo nga partitë klienteliste. Një nga opsionet e diskutuara qe ndërtimi i një sistemi zgjedhor me prim, i ngjashëm me sistemin grek, në të cilin, partia që arrin të marrë shumicën e votës popullore merr një numër deputetësh shtesë mbi pjesën proporcionale me synimin për të krijuar një maxhorancë qeverisëse në kushtet kur asnjë parti nuk është në gjendje të mbledhë më shumë se 50 për qind të votave. Një opsion i dytë qe krijimi i një koalicioni me bazë të gjerë PS-PD me synimin e kryerjes së një reforme zgjedhore.

Mesnatën e 17 majit 2017, krerët e dy partive, Edi Rama për PS dhe Lulzim Basha për PD, biseduan për orë të tëra jashtë vëmendjes së publikut për arritjen e një marrëveshjeje të re.

Kur marrëveshja u publikua mesditën e 18 majit, u bë e qartë se PS dhe PD kanë vendosur të krijojnë një qeveri të përbashkët me Edi Ramën kryeministër dhe me një zëvendëskryeministër e gjashtë ministra nga PD. Në pazar u luajtën edhe disa nga drejtoritë më të rëndësishme të shtetit, të cilat teorikisht duhet të jenë poste profesionistësh ndërkohë që në fakt janë poste partiake.

Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka luajtur rolin e forcës së tretë përcaktuese përgjatë tetë viteve të fundit, pa se në pazarin e dy të mëdhenjve, kryetari i saj i ri Petrit Vasili u shkarkua nga posti i Ministrit të Drejtësisë. Shumë nga drejtorët e LSI e panë veten viktima rastësore të një urdhri të dhënë nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë për “pezullimin nga detyra” ose shkarkimin e atyre zyrtarëve të administratës publike që janë nominalisht edhe kandidatë për deputetë. LSI nuk dha koment për marrëveshjen Rama-Basha. Kryetari i saj u përpoq të bëjë një ironi e cila nuk është se ngjiti shumë.

Nga ana tjetër Mesila Doda, ish-deputetja demokrate që tashmë gjendet në Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, komentoi në Facebook se marrëveshja PS-PD synon të shkatërrojë partitë e vogla. Ajo i tha dy partive të mëdha “ta ndanin kanabisin bashkë”.

LEXO EDHE:  Do të futet PD sërish në çadër?/ Përgjigjet Edmond Spaho

Një nga pikat e marrëveshjes qe që partitë të mos bëjnë koalicione. Në mungesë të koalicioneve, partive të vogla u duhen efektivisht dy herë më shumë vota për të prodhuar një deputet nga sa u duhej brenda një koalicioni. LSI dhe PDIU pritet të penalizohen nga kjo skemë krahas partive të tjera të si Libra apo Sfida.

Ben Blushi, kryetar i Libra, qe më i prerë kur komentoi paktin si një pazar për të ndarë paratë e korrupsionit nga ajo pjesë e administratës publike që do t’i kalojnë opozitës. “Kjo marrëveshje do të mbahet mend si marrëveshja që ndau burgjet, paratë e energjisë, hipotekat dhe legalizimet mes Rilindjes dhe Partisë Demokratike,” komentoi ai.

Fuqizim i mëtejshëm i kryetarëve

Në thelb, koalicioni i madh PS-PD do të qeverisë bashkarisht për deri shtatorin e ardhshëm, kur parlamenti aktual të zëvendësohet me parlamentin e ri. Lulzim Basha mund t’i humbasë zgjedhjet e 25 qershorit, por në mungesë të koalicioneve parazgjedhore dhe me LSI e PDIU efektivisht në opozitë, kjo humbje mund të jetë krahasimisht më e lehtë për Partinë Demokratike, e cila rrezikonte të zhdukej në presionin e dy partive të vogla për të siguruar me çdo çmim sa më shumë vota për veten. Por marrëveshja mes Ramës dhe Bashës duket se shërben njëkohësisht për fuqizimin e mëtejshëm të këtyre të dyve në partitë përkatëse.

Listat e kandidatëve për deputetë zakonisht quhen “listat e partive”, por praktikisht janë “listat e kryetarëve”. Është e njohur nga të gjithë që as në PS dhe as në PD, strukturat partiake nuk kryejnë kurrfarë procedure përzgjedhëse apo votim të brendshëm për hartimin e këtyre listave.

Listat e kandidatëve të Partisë Demokratike pritet të shpallen pas një jave ndërsa listat e Partisë Socialiste janë tashmë publike. Rama ka përcaktuar në listë disa nga krerët e partisë së vet jo në fillim, siç duhet të jetë teorikisht një listë që supozohet se përfaqëson partinë, por në mes të saj. Gramoz Ruçi është i renditur i nënti në qarkun Fier. Mandati i tij është pothuajse i sigurt gjithsesi sepse PS më 2013 ka marrë 9 deputetë në këtë qark krahas dy deputetëve të marra nga LSI.

Dhe meqë ra fjala te LSI, në listën e PS për qarkun Tiranë së paku tre kandidatë të saj janë njëkohësisht militantë të LSI. Deri dje, kur zgjedhjet po shkonin pa pjesëmarrjen e opozitës, që të tre pritej të ishin deputetë të zgjedhur. Tashmë, me pjesëmarrjen e opozitës, pozicioni i tyre në numrat 19,23 dhe 24 në listën me 34 deputetë të Tiranës sugjeron se së paku dy prej tyre kanë pak gjasa të zgjidhen. Partia Socialiste dhe aleatët e saj në zgjedhjet e vitit 2013 në Tiranë fituan 19 nga 32 deputetë.

Më në përgjithësi, dy partitë e mëdha pritet ta diskutojnë sistemin zgjedhor në bashkëpunim me njëra-tjetrën në shtatorin e ardhshëm. Që të dyja duken të lumtura me sistemin aktual të listave të mbyllura të caktuara nga kryetarët. Kjo vështirë se mund të përbëjë një lajm të mirë për shqiptarët, të cilët kanë parë se si cilësia e “përfaqësimit” të tyre në parlament ka degraduar nga zgjedhja në zgjedhje, ku kryetarët kanë parapëlqyer të përcaktojnë në pozicionet fituese plot të paaftë, ose kriminelë, ose besnikë, në përgjithësi që të gjithë njerëz të parrezikshëm për pushtetin e tyre.

Dhe në fund fare, tashmë që PS dhe PD do të qeverisin bashkë, është e qartë që vendit i nevojitet një opozitë./BIRN

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Euro në tregun vendas arrin nivelin më të ulët që përpara pandemisë

Publikuar

-

Nga

Euro ishte monedha më e lirë për të marrë kredi edhe në 2020

Euro ka shënuar një tjetër rënie në tregun vendas, ndonëse me ritme më të ngadalësuara në raport me ditën e mëparshme.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 122.91 lekë, me rënie prej 0.01 lekë në raport me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i ulët i monedhës së përbashkët që përpara fillimit të pandemisë së Covid-19, në fillim të muajit mars 2020.

Me fillimin e kufizimeve në mes të marsit, euro kërceu vetëm për pak ditë mbi 130 lekë, si rrjedhojë e problemeve që shkaktoi karantina dhe bllokimi i fluturimeve në furnizimin e bankave me valutë. Më pas kursi u stabilizua duke u luhatur përgjatë gjithë vitit të kaluar midis 123-124 lekë. Euro nuk kishte sjelljen tradicionale gjatë periudhës së verës, kur tradicionalisht monedha e përbashkët humb pikë për shkak të ofertës nga emigrantët dhe turistët, pasi për shkak të turizmit të vakët, prurjet ishin në nivele më të ulëta. Vetëm në dhjetor 2020, euro ra për pak ditët nën 123 lekë.

Nënçmimi i monedhës së përbashkët gjatë javëve të fundit, sipas aktorëve të tregun valutore lidhet me faktorë të brendshëm, pasi në bursa euro ka qenë e fortë duke u luhatur ndaj dollarit në nivelet më të larta që nga janari i këtij viti.

LEXO EDHE:  “Subvenciono pagesat e studentëve”/ Qeveria “harron” propozimin e LSI-së

LEXO EDHE:  LSI shpall listën e kandidatëve për Tiranën/Ja emrat

Në tregun e brendshëm oferta e euros vijon të jetë e lartë, ndonëse sezoni turistik ende nuk ka filluar mire dhe përqendrimi i turistëve është vetëm në fundjavë, kryesisht nga Kosova. Në kahun tjetër, kërkesa për monedhën e përbashkët është e ulët dhe sipas aktorëve të tregut euro pothuajse nuk po tërhiqet, çka po bën që ajo të jetë e dobët në tregun vendas, ndonëse në bursa gjatë ditës së sotme ishte në rritje.

Në bursat ndërkombëtare, një euro u këmbye sot me 1.216 dollarë, me rritje 0.29% në raport me ditën e mëparshme. Euro u rrit sërish ndaj dollarit, pasi të dhënat në SHBA treguan për një ecuri të dobët të tregjeve të punës./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mesdita sjell zhvillim të vranësirave/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat për javën e ardhshme

Vendi ynë do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve, ndërkohë që mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave.

Sipas MeteoAlb paraditja mbetet ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira aftashkurtër në vendin tonë, duke lënë jugperëndimin e vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mbrëmja kthjellon sërish motin në vend.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rënje sjellë mesdita, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 26°C.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Deputetja e dhunuar e LSI mobilizon të rinjtë për protesta

LEXO EDHE:  Do të futet PD sërish në çadër?/ Përgjigjet Edmond Spaho

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Horoskopi i ditës, 12 maj 2021

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 7 shkurt 2021

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Faza e Hënës ndikon tek ju dhe duket se po humbni kontrollin mbi veten. Por jini të sigurt: përpiquni të pranoni situatën dhe të prisni muret për të qenë në gjendje të filloni një rrugë të re. Fuqia!

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Ju jeni shumë më i përqendruar tani dhe e dini se çfarë doni të bëni. Por mos u shqetëso nëse dita nuk shkon siç dëshiron, sepse bilanci do të kthehet sërish. Rri i qetë!

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Të dashur Binjakë, jeni të ndarë dhe nuk dini në cilën rrugë të shkoni. Të heqësh dorë duket si vendimi më i mirë, je lodhur duke luftuar dhe reaguar dhe po pret një mundësi të re. Ka nga ata që do të të detyrojnë të përkulesh, të heshtësh, prandaj ki durim!

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Lajm i mirë sepse të mërkurën jeni shumë krijues dhe do të jeni në gjendje ta transformoni këtë ditë. Por kujdes sepse mund të marrësh porosi nga shefi yt ose madje mund t’i përkushtohesh diçkaje që të intereson pak!

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Mund të keni disa probleme me ata që nuk udhëtojnë në të njëjtën gjatësi mendimi, por fundi i ditës mund të jetë shumë i këndshëm. Mos kini frikë dhe mos kini frikë nga reagimet e forta. Përkundrazi. Mundohuni të pranoni veten ashtu siç jeni, të mësoni nga përvojat!

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Ju jeni shumë më empatik dhe më të ndjeshëm në vendin e punës dhe jeni në gjendje të jeni në një grup. Mundohuni të jeni gjithmonë ambicioz, por mos e bëni atë një fiksim. Kushtojini vëmendje këshillave që ju janë dhënë nga kolegët tuaj dhe gjithnjë tregohuni kritik ndaj vetes!

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Mundoheni të jeni gjithmonë pozitivë dhe jeni duke kërkuar të vërtetën. Por përpiquni të merrni parasysh të gjitha mundësitë që keni përpara se të bëni një zgjedhje.

LEXO EDHE:  LSI shpall listën e kandidatëve për Tiranën/Ja emrat

LEXO EDHE:  U la jashtë listës së deputetëve/ Astrit Veliaj: PD në gjendje krize identiteti

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Ju jeni të shqetësuar dhe jeni duke kërkuar personin që ka ardhur për të lëshuar avull dhe për t’ju lënë të shkoni. Ju jeni të lodhur sepse askush nuk duket se po ju kushton vëmendje, ndiheni të refuzuar, por nuk është koha të ndiej keqardhje për veten tuaj. Qëndroni të qetë sepse së shpejti do të vijnë ata që do të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë dhe t’ju ngushëllojnë!

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Ju jeni pak në mëshirën e erës dhe emocionet tuaja lëkunden nga njëra anë në tjetrën. Çfarë do të ndodhë? A bëhet e rëndësishme një ide?

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Jeni optimist, por kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ka nga ata që nuk janë në gjendje të kuptojnë se çfarë doni të bëni, por duhet të mendoni të ndiqni veten dhe të lini mënjanë rregullat e lojës. Gjithçka do të shkojë në mënyrën e duhur!

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Ju gjithmonë keni dhënë maksimumin tuaj për të zgjidhur gjithçka dhe tani jeni të lodhur, por në realitet jeni gjithashtu të aftë të studioni në detaje një plan dhe të mendoni për të ardhmen!

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Ju nuk keni nevojë të vishni asnjë maskë – të tjerët ju shohin saktësisht siç jeni. Nëse jeni të lodhur dhe e tregoni, askush nuk do t’ju bëjë të punoni më shumë, por shikoni se si lëvizni!

LEXO TE PLOTE