LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aleati i Bashës tregon sekretet/Çfarë ndodhi dje në tryezën me Ramën

18 Maj 2017, 15:07, Aktualitet CNA

Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka, një prej pjesëmarrësve në tryezën 2 orëshe të partive pas së cilësoi buroi dhe marrëveshja Rama-Basha rrëfen sot ?sekretet? e takimit me dyer të mbyllura.

Sipas kreut te PDK, Ndoka, marrëveshja e djeshme ishte e papritur dhe për aleatët e vegjël të dy partive të mëdha.

?Atëherë kur kishte humbur çdo shpresë, papritur e pakujtuar, Rama kërkoi një takim me Bashën që u finalizua me pakt. Unë e çmoj këtë?.

Sipas Ndokës, takimi dje u karakterizua nga një diskutim që ia vlejti, ndërsa bëri një analizë të kryeministrit Edi Rama me prezencën e tij para partive opozitare. Madje Ndoka tha se Rama nuk ishte njohur me ?Mc Allister+?.

?Një takim formal. Rama u shfaq siç është. Ashtu është i gatuar, një pjesë e ndihmojnë që ai të jetë më i lirshëm. Madje ai në një farë mënyre tha që paketa amerikane nuk ishte diskutuar fare me të. E hodhi fajin tek amerikanët se sipas tij nuk ishte diskutuar kjo paketë. Pastaj ai filloi të flasë për përgjegjësinë që ai ka si kryeministër si e mendonte zgjidhjen e krizës se cilat ishin pengesat që mund të tejkaloheshin por unë sëbashku me Dukën e Dulen kemi pasur bisedë miqësore dhe ia kërkuar në shenjë përgjegjësie kombëtare që ai ishte personi i vetëm që ka vendimmarrjen?.

Ndoka thotë se Rama ishte më i qetë që ka nxjerrë nga vendimmarrja politike Ilir Metën. Sipas Ndokës, pikësynimi i Ramës që në nisje të takimit ishte një takim kokë më kokë me Bashën.

?Pasi ai arriti Ilir Metën ta rrënonte nga vendimmarrja politike, dhe mbetej një vendimmarrjen në dorën e Ramës dhe Bashës, pra në një farë mënyre ia kërkuam atij si një person që do jepte zgjidhje.
Por dhe ai kishte ardhur i bindur, kishte paketën e vet në mendjen e tij dhe donte në cdo moment ta realizonte në cdo moment të bënte takimin me Bashën. Këtë e shprehu që në fillim që kam respekt dhe dua të takohem me Bashën?.

Sipas Ndokës, marrëveshja duhet të jetë në të mirë të demokracisë, pasi siç tha ai, partitë e mëdha i kanë penalizuar shpesh herë të vegjlit. Madje sipas Ndokës, tani dhe koalicionet do të jenë suprizë.

?Por besimin që kemi tek z Basha është shumë i madh. Sepse të flasim të vërtetën ne jemi penalizuar dhe nga dashuria e madhe me këtyre dy partive politike dhe kjo ka ndodhur dhe kur këto dy forca politike janë bërë bashkë. Mund të diskutohet data e zgjedhjeve që mund të jetë penalizuara për partitë e tjera politike. Për koalicionet mund të ketë një tendencë për të ndëshkuar dhe LSI, apo dhe partitë e tjera politike. Mund të ketë lëvizje interesante nga kampi i koalicioneve?, tha Ndoka duke theksuar se PDK do vijojë të mbetet në spektrin e djathtë.

Lajmet e fundit nga