LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet qëndrimi i PDIU/Idrizi: Paketa McAllister, e plotë dhe serioze!

17 Maj 2017, 20:48, Aktualitet CNA

Pas LSI, edhe PDIU ka zyrtarizuar qëndrimin e saj pro paketës McAllister për zgjidhjen e krizës.

Jashtë Kryesisë së Kuvendit, kreu i kësaj force politike, Shpëtim Idrizi, tha se paketa është e plotë dhe serioze.

Aleati i kryeministri Edi Rama deklaroi se Rama dhe Basha duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe t?i japin një zgjidhje krizës, në takimi kokë më kokë që vijojnë ende.

?Kishte një diskutim nga të gjitha forcat parlamentare. Paketa McAllsiter është e plotë dhe serioze. Jam shpresëplot nga takimi Rama-Basha, dua që ne si shqiptarë ta gjejmë gjuhën e përbashkët. Ky takim që vijon ende t?i japë një zgjidhje krizës. Kjo paketë i jep garanci opozitës dhe është paketë kompromisi. Ishte i nevojshëm një takim tjetër mes Ramës dhe Bashës dhe jemi në pritje?, tha Idrizi./CityNews

Lajmet e fundit nga