LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjen dorëheqja e parë politike ...!

17 Maj 2017, 07:02, Aktualitet CNA

Ahmet Rrahmani, asamblist i PDK-së në Malishevë, publikisht është larguar nga kjo parti pas koalicionit të arritur parazgjedhor me AAK-në e Nismën.

Ai e ka quajtur këtë koalicion të papranueshëm. Ka dhënë dorëheqje nga partia e tij në lidhjen e drejtpërdrejtë në Interaktiv.

?Për mua ky koalicion është i papranueshëm. Me ardhjen e Nismës në Malishevë 140 arsimtarë janë larguar menjëherë nga puna?, ka thënë ai në një lidhje direkte në Interaktiv të KTV-së.

Me këtë rast, ai ka thënë se do të japë dorëheqje menjëherë nga PDK.

?Më nuk do të jem pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës?, ka deklaruar Rrahmani.

Rrahmani ka kritikuar liderin e PDK-së Kadri Veseli se nuk ka pyetur askënd nga strukturat e partisë për një koalicion me partitë tjera dhe se ka vepruar krye në vete./zeri

Lajmet e fundit nga