LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama flet për vettingun/PD vendosi tani ta votonte, por...

17 Maj 2017, 17:35, Aktualitet CNA

Kreu i qeverisë, Edi Rama mbrëmjen e sotme ka folur publikisht ndaj situatës në të cilën ndodhet vendi.

Rama ndër të tjera tha foli edhe për vettingun, të cilin opozita u shpreh se është e gatshmë ta votojë nëse Rama pranon ofertën McAllister.

“Ofertat nuk janë autobuz unaze. Do respektoj deri në fund përpjekjen e miqve tanë. E gjithë kjo e ka themelin te frika nga drejtësia, e gjithë kjo që duan ta votojnë vettingun nuk është asgjë tjetër veçse lojë. Janë ata që ia kanë borxh popullit vettingut, nuk po na bëjnë ndonjë dhuratë as sevap, thjesht do të bënin detyrën që kanë një vit që nuk e bëjnë. Mesazhi im për ju dhe të gjithë është se në më 18 qershor do marrim nga njerëzit gjykimin mbi çfarë kemi bërë dhe mbi sa shumë duhet bërë dhe po më 18 qershor njerëzit do ta mbyllin njëherë e mirë kapitullin e ketyre lojrave pa mbarim. Nëse ata nuk do të kthjellohen deri në fund të ditës së sotme, duke pranuar ofertën dhe duke hyrë në zgjedhje, 18 qershori do të jetë dita ku vettingu nuk do të jetë mundësi, por fakt.Nuk mund të vazhdojmë ta përsërisim sikur ska ndodhur asgjë sepse e gjithë përpjekja jonë mbetet pa themelin moral të saj. Ne do të jemi shembull në zbatimin e rregullave dhe mos lejimin e kthimit të rregullave në lodra, tha kreu i qeverisë”/CityNews

Lajmet e fundit nga