Connect with Us

Nga Mero Baze/Përpjekje për të legalizuar çadrën!

Aktualitet

Nga Mero Baze/Përpjekje për të legalizuar çadrën!

Publikuar

-

Negociatat për përfshirjen e Partisë Demokratike në zgjedhje, janë bllokuar tek pamundësia ligjore për të shtyrë zgjedhjet përtej 30 qershorit, si dhe përpjekja për të kushtëzuar miratimin e Komisioneve të Veting-ut, me ndryshim të ligjit të Veting-ut. Përpjekja për ta futur shumicën në spiralen e një ndryshimi antikushtetues, hap shteg të degradimit të procesit dhe futjes së tij në një rrugë pa krye, duke imituar skenarin maqedonas.

Negociatat që po zhvillohen nën kujdestarinë e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po përpiqen të diskretitohen publikisht nga Partia Demokratike, e cila pasi ka hequr dorë nga “Republika e Re” që shpiku Lulzim Basha në çadër, tani po përpiqet të ndërtojë një koalicion të ri politik kundër shtatë ligjeve të reformës në drejtësi, për t’i riparë ato dhe për të futur shumicën në spiralen e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, që degjeneron procesin e zgjedhjeve.

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor është i pamundur, pasi të ndalon Kushtetuta ta ndryshosh minimumi gjashtë muaj para zgjedhjeve. Por përtej kësaj, në qendër të sulmit është ligji i Vetingut, për të cilin PD thotë se pranon ta votojë Komisionin e Vetingut, por duhet të rishikojë më parë ligjin, duke i bërë ndryshime që kanë të bëjnë me afatin e Veting-ut, radhën e gjykatave që do zbatohet etj. Pra në një farë mënyre, PD kërkon të hapë probleme të mbylluara, siç është reforma në drejtësi dhe Kodi Zgjedhor, dhe të mbyllë derën për të hyrë në zgjedhje në mundësitë reale që ekzistojnë.

Ajo që ofron Partia Socialiste është paketa McAllister, minus presidentin, që ndërkohë është zgjedhur dhe dizavantazhet që jep pamundësia për t’i shtyrë zgjedhjet përtej 30 qershorit, pasi nuk të lejon Kushtetuta. Ajo çfarë ka mbetur t’u ofrohet, është një ndryshim në qeveri me katër ministra teknikë, një KQZ e rikompozuar me kryetar të opozitës dhe shumicë të së majtës, dhe një shtyrje maksimale e zgjedhjeve deri më 30 qershor, duke detyruar palën tjetër të votojë Komisionet e Veting-ut në parlament, dhe jo rishikim të ligjit të Veting-ut, siç kërkon PD.

Kjo është e gjitha çfarë ofron paketa McAllister në këto momente, pasi ajo është refuzuar e plotë në fund të prillit nga PD, duke e quajtur tradhti dhe përpjekje për të poshtëruar opozitën.

Në përpjekje për të degraduar këtë proces, Partia Demokratike po kërkon mbështetjen e LSI dhe partive të tjera aleate të saj, për të ndryshuar ligjin e Vetingut dhe Kodin Zgjedhor, dhe për ta futur procesn në spiralen e një shtyrje pa fund, duke dështuar përfundimisht zgjedhjet në Shqipëri dhe duke shpresuar se qeveria e re do të këte një boshllëk kushtetues për t’u rrëzuar, pasi më 9 shtator mbaron mandati i ketij Kuvendi dhe qeverinë nuk mund ta rrëzojë më askush, duke futur vendin në kaos kushtetues.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përpjekur të ruajnë një diskrecion të plotë mbi negociatat, dhe po keqpërdoren publikisht nga Partia Demokratike, duke i bërë palë me propagandën e tyre. Edhe pse PD ka marrë sot disa telefonata paralajmëruese nga Uashingtoni për këtë shkak, duket se qëllimi i tyre nuk është hyrja në zgjedhje, por realizmi i qëllimit për degradim të procesit dhe përdorimin e këtij procesi për të ringjallur koalicionin e fillimit të çadrës në bulevard, çka është dhe objektivi i tryezës së thirrur prej tyre.

Oferta e Partisë Socialiste për të lejuar PD të regjistrohet, për të bërë zgjedhje më 18 qershor, maksimumi më 30 qershor dhe miratimi pa kusht i Komisoneve të Veting-ut, është maksimumi i paketës McAllister që mund të jepet sot. Në fund të prillit kur McAllisteri e ofroi atë, mund ta merrnin të plotë, por atëhere i vetmi zë nga PD që tha ta pranojmë ishte Majlinda Bregu, dhe ajo u poshtërua publikisht.

Tani Lulzim Bashës i ka ngelur në dorë çadra e “Republikës së Re” dhe hipoteka fallco e PD mbi të, duke kërkuar t’i legalizojë, me shpresë që t’i quhet fitore. Kjo nuk mund të ndodhë. PD-së mund t’i jepet shansi të hyjë në zgjedhje, por nuk mund t’i jepet kurrë shansi që t’i lërë peshqesh Shqipërisë, një çadër fantazëm, si një litar jashtë varrit të saj për të penguar Shqipërinë. Çadra nuk mund të legalizohet për të mbuluar dështimin e Lulzim Bashës, pasi u pa që shqiptarët e braktisën atë./tema

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Top Channel i gjuan me top kullat e Edi Ramës

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Ja që dhe mund të mos vrasësh protestues

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: