LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mungoi në takimin e krerëve të partive/Ben Blushi sqaron publikisht: Pse nuk jam në tryezë

17 Maj 2017, 19:08, Aktualitet CNA

Kreu i LIBRA, Ben Blushi në një postim në rrjetet sociale pak minuta më parë ka sqaruar arsyen përse nuk ndodhet mbrëmjen e sotme në këtë tryezë.

Blushi ka thënë se kishte takime të planifikuara dhe nuk kishte pse t?i ndërpriste për një tryezë që nuk ka zgjidhje.

“PSE NUK JAM NË TRYEZË-Duke takuar njerëz të zakonshëm nëpër Tiranë. Nuk kisha pse ndërprisja takimet e planifikuara me ta për të marrë pjesë në një tryezë nga e cila nuk pres ndonjë zgjidhje, të paktën sonte. Megjithatë Mimoza Hafizi është aty në emër të LIBRA, për të kërkuar standarte zgjedhore më të mira dhe mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt që është e mundur. Kriza ku kemi hyrë, zgjidhet vetëm me zgjedhje të shpejta dhe të shpeshta për të cilat LIBRA ështe gati. Ne do pranonim cdo zgjidhje që garanton garë të ndershme të të gjitha partive dhe kandidatëve pa përjashtim”, tha Blushi.

Ndërkohë në këto momente po zhvillohet takimi mes krerëve të partive parlamentare, i thirrur nga Fatmir Mediu dhe Agron Duka. Pjesë të këtij takimi janë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministri, Edi Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga