LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Më rrihte që të bëhesha prostitutë/Si u fundos nga rrëfimi i vajzës vlonjati 30 vjeçar?

17 Maj 2017, 14:12, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas si autor të dyshuar për shfrytëzim prostitucioni. Është kapur në flagrancë shtetasi Mariglen Çunaj, 30 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Kavajë.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, pranë ambienteve të policisë është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetësia K.L., 20 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se shtetasi Mariglen Çunaj, ka ushtruar presion dhe dhunë fizike ndaj saj me qëllim që kjo e fundit të ushtronte veprën penale të prostitucionit kundër vullnetit të saj.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është arrestuar disa herë për veprën penale të “Vjedhjes”. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” neni 114 i Kodit Penal./CityNews

12:15 Aktualitet

Kush do zbythet?!

Vendi është zhytur në një krizë politike prej muajsh, e cila...

Lajmet e fundit nga