LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drogë në murin rrethues të shtëpisë/Kapet vlonjati

17 Maj 2017, 07:54, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës ka sekuestruar mbi 11 kg lëndë narkotike, duke vënë në pranga poseduesin e saj. Mësohet se është arrestuar shtetasi Kristo Abazaj, 24 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Kristo Abazaj në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë, kanë gjetur të fshehur një sasi me lëndë narkotike, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë prej 11 kilogramë e 600 gramë e dyshuar si Cannabis Sativa.

Lënda narkotike u gjet e fshehur ngjitur me murin rrethues të kësaj banese, e cila ishte e vendosur në tre (3) thasë sintetikë.

Policia arrestoi menjëherë shtetasin Abazaj, i cili dyshohet të jetë autor i kryerjes së veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” neni 283/1 i Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga