LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjidhja e krizës/Basha në zyrën e Berishës menjëherë pas takimit me aleatët

16 Maj 2017, 09:54, Aktualitet CNA

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka shkuar në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Basha po zhvillon një takim me Berishën, menjëherë pas takimit në selinë blu me aleatët parlamentarë.

Nga ana tjetër, në Kryeministri vijon takimi mes Edi Ramës dhe ambasadorit Donald Lu. Palët politike pritet të gjejnë sot një zgjidhje për krizën dhe ngërçin politik.

Basha ka pranuar paketën e McAllister, të rikthyer në tavolinë një ditë më parë nga amerikani Hoyt Brian Yee, ndërsa tashmë pritet shtyrja e datës së zgjedhjeve nga Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga