LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet përgjigjja e Ramës/Shkullaku: Me gjysmë letre, dha vetëm ...!

16 Maj 2017, 21:01, Aktualitet CNA

Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas dështimit të negociatave, të cilat dukeshin më pranë se kurrë zgjidhjes së krizës.

Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka refuzuar paketën McAllister, që parashikonte shtyrjen e zgjedhjeve.

Analisti Armand Shkullaku tha në emisionin ?Opinion? se Rama rreth orës 19:00, të pasdites së sotme, ka refuzuar në tërësi paketën McAllister.

?Me anë të një letre që sipas burimeve mund të ishte gjysmë flete format, Rama në orën 19:00 ka kthyer një përgjigje lidhur me negociata për paketën McAlister. Ai ka refuzuar që të ofrojë postin e zëvendëskryeministrit edhe pse më parë e pranonte një gjë të tillë. Ka refuzuar dhe postet e 4 ministrave dhe gjithashtu pika më e fortë ai nuk pranon dhe afatin e shtyrjes së zgjedhjeve, ku sipas paketës parashikoheshin të mbaheshin me 16 korrik. Ai ka pranuar vetem dy ministra pa portofol?, tha Shkullaku./CityNews

Lajmet e fundit nga