LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediat e Ramës sqarojnë dështimin e marrëveshjes Rama-Basha

16 Maj 2017, 20:00, Aktualitet CNA

Mediat pranë kryeministrit, Edi Rama, me urdhër të zyrës së shtypit së këtij të fundit kanë publikuar sqarimin e Ramës dhe kanë përgënjeshtruar informacionin e dhënë se Rama ka refuzuar paketën Mc Allister.

Sipas këtyre mediave thuhet se ??Lulzim Basha ka shpërndarë një lajm në mediat e tij, se Rama ka rrëzuar paketën McAllister. Kjo, pasi sipas Bashës, Rama nuk pranon të shkojë më tutje se korriku për shtyrjen e zgjedhjeve.

Basha kërkon që zgjedhjet të shtyhen deri në vjeshtë. Në fakt Basha po mashtron dhe kërkon t?ia lërë përgjegjësinë Ramës, për dështimin e radhës të arritjes së një marrëveshje që do e nxirrte PD nga çadra dhe do e fuste në zgjedhje.

Paketa McAllister, nuk parashikonte në asnjë vend, shtyrjen e zgjedhjeve deri në vjeshtë. Pra, Rama nuk ka bërë asnjë tërheqje, pasi nuk ka thënë kurrë se do të pranojë shtyrjen e zgjedhjeve deri në shtator.

Ai ka deklaruar se është gati të negociojë për paketën McAllister, por nuk mund të shkelë afatet kushtetuese për zgjedhjet./CityNews

Lajmet e fundit nga