LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kastriot Islami dhe themelet e Republikës së Re

16 Maj 2017, 09:38, Aktualitet CNA

Partia Demokratike, me kreytarin e saj Lulzim Basha, në protestën e 13 majit shpalli një eter, Republikën e Re. Në fakt, teza e Republikës së Re apo themelimit të saj së pari është hedhur publikisht nga Astrit Patozi, ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratik, është shtjelluar dhe zhvilluar fort nga Ben Blushi i LIBRA-s, i cili shpalosi dhe një platformë për Republikën e Re.

Disa teza dhe ide u ?rrëmbyen? nga Lulzim Basha, i cili i hodhi në çadër, ku dhe shpalli idetë e saj dhe hodhi deri te hapin e fundit, siç ishte themelimi i Republikës së Re. Këtë e bëri live përpara protestuesve më 13 maj 2017.

Në fakt, Republika e Re themeluar tri ditë më parë ka disa pikëpyetje, të cilat Basha ende nuk i ka sqaruar. Një argument do të ishte: Themeluesi i Republikës së Re është Kastriot Islami. Ish-deputet i Partisë së Punës së Shqipërisë, themelues i PS, sot deputet i PD. Islami është një profesor dhe intelektual, i cili mund të vlerësohet së tepërmi në shumë fusha, por ai është njeriu që artikuloi thyerjen e kafkave në vitet ?90. Ai dhe disa deputetë të tjerë janë pjesë e pazareve të vitit 2013.

Sot, një nga ikonat e Republikës së Vjetër, siç është Kastriot Islami, është në krah të Lulzim Bashës dhe themelon Republikën e Re. Basha ndoshta e ka me qejf Republikën e Re, por ajo nuk mund të ndërtohet dhe nuk mund të jetë e besueshme nga qytetarët, në rast se ai dhe tezat e tij do jenë po aq të vjetra sa vete Kastriot Islami në politikë. Kreu demokrat duhet të jetë i bindur se memoria në politik është mjaft e rëndësishme. Fatkeqësisht, Republika e Vjetër, ku dhe vetë Basha ka bërë pjesë, është shumë afër. Kjo Republika e Re duket se ka humbur pa adresë./CityNews

Lajmet e fundit nga