Connect with Us

I vdiq vajza në sallën e operacionit, babai shpërthen në të qara/Më iku jeta ime (Video)

Aktualitet

I vdiq vajza në sallën e operacionit, babai shpërthen në të qara/Më iku jeta ime (Video)

Publikuar

-

Në shtëpinë e Blerta Pepës janë hapur dyert e mortit ndërsa vaji e lotët nuk kanë pushuar nga çasti që 16-vjeçarja humbi jetën në sallën e operacionit në spitalin privat ‘Continental’.

Britmat e vajtimit dëgjohen në mbarë lagjen, ndërsa nxënës të shkollës ‘Çajupi’ kanë pushtuar banesën e shoqes së tyre që nuk jeton më.

Për Report Tv, Bardhyl Pepa, babai i vajzës nuk ngurron të rrëfejë momentet më të rënda të jetës së tij, sesi vajza, ‘jeta ime’ siç e quan ai, i iku për shkak të një operacioni në gju të planifikuar në një spital privat . Babai i Blertës ka një apel për shtetin, “të verë duart në këto klinika që hapen dhe reklamojnë emrin me të madhe”.

Biseda e gazetares së Report Tv, Mirilda Tili me babain e Blerta Pepës, Bardhyl Pepa

Blerta, vajza juaj u shua papritur…
Dhimbja është shumë e madhe, më iku një jetë, më iku ‘jeta ime’, vajza ime për arsye të mjekësisë që kemi sot. Në këtë situatë, vajzës i ndodhi një pakujdesi shumë e rëndë nga spitali ‘Continental’, që ka marrë një emër të madh dhe në këtë gjë që ka bërë ky spital, më mori jetën e vajzës.
Për një arsye të kotë, për një ligament që m’u vra vajza, një menisk i dëmtuar më iku jeta e vajzës. Mospakujdesia e mjekëve, të anestezistëve, shkaku që morëm vesh është se i kanë futur dozë të tepërt të fortë. Dhe vajzën unë e kam dërguar me duart e mia tek ata, u kam thënë që vajza është alergjike, që ia bëjnë ndërhyjen apo jo dhe ata më thanë që mund të bëhet operim.

Si i justifikuan ata pjesën e vonesës  në operim?
Ata thanë që nuk ka vend në sallë, është futur një tjetër dhe të merrte vajzën vajza u fut në sallë në orën 7 e gjysëm, pas kësaj vajti 3 orë operim. Mjeku kirurg ishte i huaj foli me kunatin se fliste anglisht, çdo gjë shkoi ‘Ok’, operacioni shkoi në rregull, dhe Menisku nuk është aq i ndërlikuar sa e tregon rezonanca.

Po mjeku çfarë bëri?
Ai iku pastaj, dhe pastaj shohim lëvizje të mjekëve që vraponin dhe doli një infermiere dhe e pyes, ka gjë vajza ime. Jo more tha, është një tjetër jo vajza jote.
Aty kam shkuar tek dera e operacionit e shklyeva derën dhe shoh vajzën që po i bënin pompim në gjoks aty më ka rënë të fikët, për momentin nuk jam përmendur fare, më morën mjekët dhe në kohën që rashë qetësi, dhe si përfundim në orën 1 të natës dalin mjekët dhe kërkojnë kunatin dhe ai hyn dhe i japin lajmin e fundit për vajzën time.

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku/ Po drekonte te "Syri i Kaltër" (Emri)

Keni një apel pas kësaj?
Dua që drejtësia të vejë në vend për këtë jetë që ma morën. Shteti të verë duart në këto klinika që janë hapur, dhe të merren masa për atë njeri që më mori jetën e vajzës.

Blerta ishte këngëtare…
Vajza ime ka qenë artiste, aktivizohej në aktivitete shkollës, por nuk e di sesi ndodhi kjo, jam shumë i indinjuar.

Pse zgjodhët spitalin “Continental’, nuk bëtë kosnluta me mjekë të tjerë?
Po bëra. Mjekët thanë nuk mund të operohet tani, duhet të kalojë një periudhë 2 apo 3 mujore. Menduam që kjo klinikë ishte përparuar, e morën me 100% të garantuar dhe na thanë se është operacioni garantuar pa probleme, por doli e kundërta (shpërthen në të qara).

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ekipi im bën diferencën”/ Topalli: Janë garancia e ndryshimit të ndershëm

Publikuar

-

Nga

“Ekipi im bën diferencën”/ Topalli: Janë garancia e ndryshimit të ndershëm

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka realizuar një takim me ekipin e saj në Rrëshen. Topalli shprehet se Lëvizja për Ndryshim ka një ekip me profesionistë të mirënjohur në fushat e tyre, intelektualë të ndershëm e me integritet.

Më tej, në një postim në Facebook, ajo thekson se, ekipi i saj bën diferencën me forcat e tjera politike dhe janë garancia e një ndryshimi dhe e një politikberje të ndershme të sinqertë për qytetarët.

Në Rrëshen e Lac! Nuk ka ndryshim me tre kryetarët e korruptuar. Lëvizja për Ndryshim ka një ekip me profesionistë të mirënjohur në fushat e tyre, intelektualë të ndershëm e me integritet, të rinj me shkollim e mentalitet evropian të cilët pavarësisht se nuk i jepet hapësirë në media bëjnë diferencën me forcat e tjera politike dhe janë garancia e një ndryshimi dhe e një politikberje të ndershme të sinqertë për qytetarët”, shkruan Jozefina Topalli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka shans të ndalë vullnetin e qytetarëve”/Basha: Pas 25 prillit i pret burgu

Publikuar

-

Nga

"Nuk ka shans të ndalë vullnetin e qytetarëve"/Basha: Pas 25 prillit i pret burgu

Kreu i PD, Lulzim Basha ka realizuar në Shijak takimin elektoral të radhës. Basha është shprehur se, nuk ka më asnjë shans të ndalin vullnetin e rinisë dhe qytetarëve të Shijakut.

Më tej kreu i PD ka thënë se, pas 25 prillit, ata që sipas tij kanë abuzuar me fondet e rindërtimit i pret burgu dhe drejtësia.

“Në ditën më të vështirë i braktisi ata më në nevojë. Këtu në Shijak njësoj si në Durrrës, dhe në zonat e goditura nga tërmeti është bërë abuzimi më i madh me fondet e rindërtimit në kurriz të familjeve të goditura nga tërmeti. Sot kanë guximin të shantazhojnë me fondet e tërmetit qytetarët për vota.

Mesazhi im nga Shijaku ju drejtohet atyre skthueve dhe hijeve që vërtiten qosheve natën, nuk keni asnjë shans ta ndalni vullnetin e rinisë dhe qytetarëve të Shijakut.

LEXO EDHE:  Arsyet e çuditshme se përse dalin puçrrat

LEXO EDHE:  Video/Vajza kap të dashurin duke e tradhëtuar me një ...

Pas 25 prillit i pret drejtësia i pret burgu. Pas 8 vjet dështimesh ai gjen guximin të kërkojë me lugën bosh përrallat që s’ja pranon askush. Shijaksit dhe durrsakët do t’i japin ujë në bisht të lugës. Edhe 4 vjet të tjera do të ishin rrënim”, është shprehur Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reagimi qesharak/ “Iliri i floririt” dhe bëmat e tij

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për një poster të vendosur në Gjirokastër, ku shihen në foto ai, ish kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe dhe kreu i PD, Lulzim Basha me mbishkrimin, “Këta nuk kanë asnjë shans”.

Reagimi i Metës , i cili prej kohësh ka dalë nga shinat e nuk di çfarë thotë ka qenë qesharak.

“Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj zoti  “Rilindas”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman”, shkruan Meta.

Një ushtar si Meta, që njihet si zyrtar i zarfit dhe floririt, apo si zyrtar i korrupsionit, thotë se do të marrë për dore komandantin, që është Sali Berisha.

LEXO EDHE:  Hidhet nga kati i pestë/ Humb jetën 56 vjeçari në Fier

LEXO EDHE:  "Dua që sot t’i bëj një premtim tim ati"/ Vajza e Azem Hajdarit lë mandatin e deputetes?

Komandanti  nuk komandohet nga ushtarët  dhe aq më tepër nga një si Ilir Meta, i cili ka hesape për të larë me drejtësinë dhe po bën të pamundurën për të krijuar kaos dhe konflikte vetëm e vetëm që të shpëtojë nga prangat.

Duke parë se partia e tij, SHPK, po shkonte drejt humbjes së bashku me koalicionin e udhëhequr nga Lulzim Basha, Meta po synon përgatitjen e terrenit që ti zërë vendin Bashës.

Ndërsa ky i fundit mbetet pa destinacion, nuk dihet ku do të përfundojë e ku do të shkojë, por ndërkohë, Ilir Meta i cili e ka nuhatur humbjen po kërkon drejtimin e Opozitës./CNA.al

LEXO TE PLOTE