LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha mbledh urgjent aleatët në 21:00/Por ku ndodhet tani kreu demokrat?

16 Maj 2017, 18:49, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lajmëruar pak minuta më parë se do të mbledhë aleatët e tij parlamentarë në orën 21:00.

Ky takim mësohet se do të mbahet në selinë e Partisë Demokratike dhe është i treti që Basha ka zhvilluar ditën e sotme me aleatët.

Ndërkohë në këto momente, mësohet gjithashtu se Basha nuk ndodhet në selinë blu. Kreu demokrat ndodhet në një nga restorantet e kryeqytetit duke darkuar me kreun e AAK, Ramush Haradinaj./CityNews

 

Lajmet e fundit nga