LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha ‘’ka braktisur’’ çadrën

16 Maj 2017, 18:40, Aktualitet CNA

Çadra e opozitës është në ditën e 88 të saj. Siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në këto 3 muaj të rezistencës së demokratëve, lideri i tyre për herë të parë ditën e sotme i ??ka braktisur?? për shkak të takimeve dhe negociatave që kanë filluar që në orët e para të mëngjesit dhe do të vijojnë deri në orët e vona të natës.

CityNews raportoi edhe ditën e djeshme në lidhje me këtë ??braktisje?? të kreut demokrat, Basha, megjithëse ky i fundit gjatë mesnatës së mbrëmshme shkoi të çadra kalimthi, por nuk dha asnjë mesazh.

Ndërkohë Basha sëfundmi ka lajmëruar takimin e tretë në radhë brenda ditës së sotme me aleatët parlamentarë për të arritur në konsesus në lidhje me vendimin për një marrëveshje të mundshme me Ramën, e negociuar nga zëvendës ndihmësi i Sekretarit Amerikan, Hoyt Brian Yee./CityNews

Lajmet e fundit nga