LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 Aleati i Ramës zbulon skenarin/Nëse votohet vettingu zgjedhjet për Amerikën s’kanë rëndësi

16 Maj 2017, 14:09, Aktualitet CNA

Aleati i kryeministrit, Edi Rama, Spartak Ngjela ka zbuluar skenarin e asaj që do të ndodhë dhe të situatës aktuale në të cilën ndodhet kriza politike.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se pasi të pranohet marrëveshja, të gjitha palët do të shkojnë në parlament të votojnë vettingun.

Nëse ndodh votimi i vottingut, sipas Ngjelës, zgjedhjet për Amerikën nuk kanë më asnjë rëndësi, sepse të gjithë këta politikanë që po kacafytën nuk do të jenë në politikë në 2017.

“Pyetja që ngrihet sot është kjo:
Çfarë do bëjë Sali Berisha tani pasi politika amerikane kuptohet se ia ka hapur letrat, njëlloj si Ivanovit në Shkup?
Asgjë nuk mund të bëjë.
Do shkojnë të gjithë në Parlament që të votojnë vetingun.
Dhe duhet të kenë kujdes, të mos shtyhen kush të hyjë i pari, por të hyjnë me radhë: pas Saliut, sigurisht.

Po për zgjedhjet?
Ai është akti i dytë i filmit, dhe jashtë interesit amerikan: i pari është vetingu.

Dhe logjika politike është kjo: nëse nuk votohet vetingu që tani, më mirë të mos jetë PD në zgjedhje, dhe sigurisht që nuk do të pranohet më nga KQZ se i ka humbur afatet.
Nëse votohet vetingu: zgjedhjet për Amerikën nuk kanë më rëndësi, se shumica e këtyre që po kacafyten me njëri-tjetrin nuk do të jenë më në politikë pas vitit 2017.
Kjo është situata aktuale”, përfundon Ngjela./CityNews

Lajmet e fundit nga