LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtari i DASH falënderon opozitën/Deputeti i PD zbulon arsyen

15 Maj 2017, 20:02, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, foli për takimin e zyrtarit të lartë amerikan me kreun e opozitës, Lulzim Basha, dhe aleatët e tij.

Bumçi tha në studion e Vizion Plus se zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, e falënderoi dhe vlerësoi opozitën për punën e bërë deri tani.

?Zyrtari amerikan e falënderoi opozitën dhe tha se falë saj ambienti është më i vëmendshëm dhe më i ndërgjegjësuar për problemin e drogës. Opozita është vlerësuar për këtë aksion që po bën prej kohësh. Të njëjtën gjë bëri edhe komisioneri Hahn, para ca kohësh në video konferencën që zhvilloi me grupin parlamentar të PD. Pra BE, Berlini dhe Ëashingtoni sot janë më të informuar për atë që ndodh këtu te ne?, tha Bumçi./CityNews

Lajmet e fundit nga