LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtari i DASH 90 minuta në zyrën e Ramës/Çfarë u diskutua për ngërçin politik?

15 Maj 2017, 10:01, Aktualitet CNA

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, ka përfunduar takimin me kryeministrin Edi Rama. Takimi u zhvillua në Kryeministri dhe zgjati rreth 90 minuta.

Zyrtari i lartë amerikan ndodhet në Tiranë për të negociuar zgjidhjen e krizës politike.

Pas takimit me kryeministrin Rama, ku mësohet se është diskutuar për zgjedhjet parlamentare, të cilat pritet të zhvillohen pa opozitën, zyrtari i DASH ka shkuar menjëherë në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillon takim me kryeparlamentarin në detyrë, Ilir Meta./CityNews

Lajmet e fundit nga