LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet pa opozitën/Zyrtari i DASH: Asnjë parti që ka bojkotuar nuk ka fituar

15 Maj 2017, 13:22, Aktualitet CNA

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Hoyt Brian Yee në një komunikim që pati ditën e sotme me gazetarët, tha se nuk e mbështet bojkotin dhe se zgjedhjet mund të njihen edhe pa opozitën.

Ndër të tjera Yee tha se liderët politike e kanë në dorë gjithçka, si dhe i dha një mesazh të drejtëpërdrejtë Bashës dhe PD, duke thënë se asnjë parti që ka bojkotuar në fakt nuk ka fituar.

“Zgjidhja do të vijë nga lederët politike. Duhet dialog me s palëve, koha po skadon. Bojkoti nuk është taktikë fituese. SHBA mbështet deri në fund  reformën në drejtësi. Ndërhyrjet në Kushtetutë i vendos parlamenti. Zgjidhja është zgjedhje edhe pa opozitën më 18 qershor. Është e drejta e partive për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Oferta e Mc Allistër është e mirë. Ne do t?i njohim zgjedhjet edhe pa opozitën më 18 qershor, mjafton që ato të jenë të rregullta. Asnjë parti që ka bojkotuar nuk ka fituar. Dhuna nuk ka vend në një vend demokratik”, tha ndër të tjera zyrtari amerikan./CityNews

Lajmet e fundit nga