Connect with Us

Zbardhet e plotë/Çfarë diskutoi Meta në 60 minuta takim me zyrtarin e lartë të DASH

Aktualitet

Zbardhet e plotë/Çfarë diskutoi Meta në 60 minuta takim me zyrtarin e lartë të DASH

Publikuar

-

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA Hoyt Brian Yee i cili shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri Donald Lu.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA ndaj forcimit të institucioneve demokratike të Shqipërisë dhe vuri theksin mbi rëndësinë e thellimit të këtij partneriteti strategjik në interes të avancimit me reformën në sistemin e drejtësisë dhe me procesin e integrimit evropian të vendit.

Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Hoyt Brian Yee e uroi Meta për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe vuri në dukje se SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme kërkon më tepër përgjegjshmëri e më shumë gjithëpërfshirje.

LEXO EDHE:  Vijon "lufta" mes KED dhe Presidencës/ Dvorani do të kallëzojë penalisht Metën?

“Bojkoti nuk është zgjidhje dhe opozita duhet të gjejë të gjitha forcat për t’u përfshirë në procesin zgjedhor, për t’i shërbyer demokracisë dhe të ardhmes evropiane të vendit. Njëkohësisht mazhoranca duhet të tregojë vullnet maksimal për përfshirjen e opozitës dhe respektimin e kërkesave dhe të drejtave të saj.” – theksoi Meta.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta u shpreh se gjithëpërfshirja dhe dialogu konstruktiv janë vendimtare për përshpejtimin e integrimit evropian, për sundimin e ligjit, për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për legjitimitetin e institucioneve të vendit./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mark Marku paralajmëron qytetarët/ Rama do tentojë të manipulojë zgjedhjet

Publikuar

-

Nga

Mark Marku sulmon Hajdarin dhe Murrizin/ Po i shërbejnë aq shumë Ramës, sa po ndëshkojnë dhe veten

Një parlajmërim të fortë ka bërë sot pedagogu Mark Marku, teksa ka qenë duke folur për politikën dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Marku pretendon se Rama do të tentojë të manipulojë zgjedhjet parlamentare, duke ndryshuar numrin e votive apo kutitë e votimit.

Mendoj se Rama po e mohon dhe ka prirje që tua mohojë qytetarëve shqiptarë të drejtën për të votuar në mënyrë demokratike në zgjedhje. Kjo shihet që tek ndryshimet në kodin zgjedhor apo përpjekjet për të kontrolluar mediat, ku gjithçka po e çon tek miqtë e vetë, edhe paranë.

Ai po bën veprimet e mundshme që të ndikojë, se manipulon dot votën në vetvete. Mund të manipulojë numrin e votave dhe kutitë e votimit. Vetë qytetarët duhet të përgatiten se ‘nuk do të ketë manipulim votash’”, deklaroi pedagogu në News 24./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Bënë për spital 17-vjeçarin/ Kapen dy “të fortët” e Dibrës

Publikuar

-

Nga

Bënë për spital 17-vjeçarin/ Kapen dy “të fortët” e Dibrës

Dy të rinj janë ndaluar nga policia pasi ditën e djeshme bashkë me 4 shokë të tjerë kanë bërë për spital bashkëmoshatarin e tyre duke e goditur me sende të forta.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se u ndaluan shtetasit me inicialet të shpallur në kërkim: A. T., 18 vjeç, dhe D. D., 19 vjeç, ku pas një konflikti për motive të dobëtanë bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë kanë goditur me sende të forta adoleshentin.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasit A. T., dhe D. D., u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shteti nuk ekziston”/ Mark Marku: Kriza e tërmetit tregoi dobësinë më të mëdha

Publikuar

-

Nga

“Shteti nuk ekziston”/ Mark Marku: Kriza e tërmetit tregoi dobësinë më të mëdha

Pedagogu Mark Marku, ka komentuar sot situatën në vend, duke marë shkas nga tërmeti i një viti më parë që tronditi jo vetëm Shqipërinë.

Marku tha se krizat e mëdha, siç ishte rasti i tërmetit, tregojnë dhe dobësitë më të mëdha të shtetit. Sipas tij, shteti nuk ekziston dhe qytetarët janë të pambrojtur.

Ai deklaroi në News 24 se qytetarët shqiptarë mendojnë në mënyrë fataliste se qeverisjen nuk mund ta ndryshojnë, ndonëse pretendon se kjo mund të ndodhë.

“Tërmeti bëri “vetting-un” e ndërtimeve. Krizat e mëdha tregojnë dhe dobësitë më të mëdha të shtetit, siç ishte rasti i tërmetit. Shteti nuk ekziston. Qytetari shqiptar, qoftë në katastrofa, qoftë në probleme individuale, përballet me probleme. Qytetari është i pambrojtur nga shteti, kjo është drama më e madhe për shqiptarët. Disa gjëra trashëgohen nga një forcë politike në tjetrën. Ajo çka nuk funksionon në Shqipëri, është marrëdhënia mes qytetarit dhe shëtit.

Qytetari është një qenie pasive, shtetin e ka si një fatkeqësi natyrore, që nuk mund ta ndryshojë. Edhe qytetari i shmanget detyrimeve të tipit ligjor, dhe nuk e ndjen dhe është i distancuar nga shtetit, pasi e mendon si një fatalitet të natyrës. E vetmja gjë që mund të ndryshojmë është qeveria dhe marrëdhënia me të. Deri sa të ndryshojë ky fatalizëm, e kemi të vështirë për të avancuar drejt shoqërive moderne. Një akt i thjesht i këtij ndryshimi është vota. Qytetarët shqiptarë mendojnë në mënyrë fataliste se qeverisjen nuk mund ta ndryshojnë. Përvoja historike ka treguar se sado e fortë që të jetë një qeveri apo agresive, është përmbysur”, theksoi pedagogu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE