LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthen bombola e gazit në Korçë/Lëndohet një person

15 Maj 2017, 11:35, Aktualitet CNA

Një bombol gazi ka shpërthyer sot në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit E. P., rreth 63 vjeç, në lagjen nr. 4 të qytetit juglindor.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se bombula ka shpërthyer aksidentalisht, ku për pasojë ka marrë djegie trupore shtetasi i mësipërm, i cili është dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./CityNews

Lajmet e fundit nga