LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA financon rinovimin e Shkollës për Fëmijë me Nevoja të Posaçme  

15 Maj 2017, 16:30, Aktualitet CNA

Ditën e sotme, Zv. Ambasadori David Muniz dhe Nënkolonel  Robert Johnston, Shef i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen, iu bashkuan autoriteteve vendore në ceremoninë e përurimit për përfundimin e punimeve të rinovimit të Shkollës për Fëmijë me Nevoja të Posaçme ne qytetin e Vlorës. Rinovimi i shkollës u bë i mundur nëpërmjet fondeve të Programit te Ndihmës Humanitare të Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen në Komandën Amerikane për Europën.

Programi i Ndihmës Humanitare të Komandës Amerikane për Europën ofroi afërsisht 220,000 dollarë për projektin. Ky projekt përfshin ndërtimin e nje ashensori, përmirësimin e sistemve hidraulike dhe elektrike, instalimin një sistem të ngrohjes qendrore, si dhe riparimin e fasadës së ndërtesës.

Mjediset e përmirësuara arsimore do tu mundesojnë 86 nxënësve me paaftësi të kësaj shkolle të kenë mundësi më të mira për të jetuar dhe mësuar. Projekti iu mundeson atyre sherbime efikase rehabilitimi për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe promovon integrimin e tyre në shoqëri.

Projekti projekt përfaqëson angazhimin e vazhdueshem të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të punuar së bashku me Republikën e Shqipërisë./CityNews

Lajmet e fundit nga