Connect with Us

Rama nga Shkodra/Partnerët e PD e kanë thënë shumë qartë

Aktualitet

Rama nga Shkodra/Partnerët e PD e kanë thënë shumë qartë

Publikuar

-

Kryeministri i vendit, Edi Rama, po flet në këto momente nga qyteti i Shkodrës në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë.

Në vijim të fjalës së tij, Rama tha se Partia Demokratike ka vendosur të arratiset edhe pse vetë partnerët e PD e kanë thënë qartë Shqipëria duhet të bëjë zgjedhjet.

”Partia Demokratike ka vendosur që të arratiset. Ka vendosur që t’i lërë pa votuar ata që do ta zgjidhnin. E ka bërë këtë sepse ka frikë nga drejtësia. Sepse nëse do të themi që Lulzimi e rregullon me gjykatën me një raport mjekësor, nuk ka familje të zakonshme që nuk e rregullon pa para në dorë. Ata që ndodhen në Partinë Demokratike janë bashkuar si “mishi me thoin” me ata që i’a kanë marrë shpirtin këtij vendi. Vota e 18 qershorit është shumë më tepër se sa një votë për Partinë Socialiste. Unë ju them të bashkojmë votat për të pushuar nga puna gjykatësit e korruptuar. Demokracia është zgjedhje, në demokraci të gjithë mund të paraqiten në zgjedhje, askush nuk është i detyruar të presë atë që nuk paraqitet. PD vendosi të mos hyjë në zgjedhje, është zgjedhja e atyre që janë në krye të saj. Partnerët e Partisë Demokratike e kanë thënë shumë qartë, Shqipëria duhet të bëjë zgjedhjet, duhet të votojë reformën në drejtësi dhe duhet më pas të nisë negociata për BE.”/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbje e madhe për konservatorët, Socia-Demokratët nisin festën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet elektorale në Gjermani janë të mbushura më surpriza. Ndërkohë që flitej për një barazim midis dy partive kryesore, duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë ata që kryesojnë janë Social Demokratët tregojnë rezultatet e projektuara.

Konservatorët e Angela Merkel si duket kanë kapur rezultatin më të dobët.



Tani që rezultati është disi i qartë të dyja partitë kanë thënë se janë gati për të formuar koalicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Berisha braktis publikisht Lulzim Bashën/ Paralajmëron rrënimin e tij

LEXO EDHE:  "Akuzat e PD, alibi për të justifikuar humbjen"/ Xhafaj zbërthen mesazhet e opozitës

Sipas DW tre udhëheqesit e partive me më shumë vota janë ulur në tryezën e rrumbullakët dhe po diskutojnë koalicionin e ardhshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Lista e kandidatëve të PD/ Alibeaj: 20% e emrave do të jenë jashtë partisë

LEXO EDHE:  Shtyhet takimi mes kryeministrit Rama dhe Hotit

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  Lista e kandidatëve të PD/ Alibeaj: 20% e emrave do të jenë jashtë partisë

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE