LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta dhe fitoret e Lulzim Bashës!

15 Maj 2017, 08:41, Aktualitet CNA

48 orët e fundit debati më i madh publik, por edhe në rrjetet sociale, është fakti ?kishte më shumë a më pak njerëz se 18 shkurti në protestën e 13 majit?. Një debat dhe përplasje shumë e pavlerë, sepse në fund nuk ka asnjë produkt dhe asnjë fitore politike për askënd.

Në 13 maj kishte më pak njerëz në protestë dhe kjo u duk qartë, jo nga dronët apo fotomontazhet e mediave të qeverisë, por nga mënyra se si vetë PD e trajtoi atë. Në rast se do kishte më shumë mjaftonte të tregoheshin fotot në të njëjtën kohë kur fliste Lulzim Basha në fillim, në mes dhe në fund të fjalës së tij. Fotot krahasuese të këtyre tre momenteve do të mbyllnin çdo debat, edhe për ata që nuk kanë sy.

Ajo që duhet të kuptojnë të gjithë, të djathtë e të majtë, apo të pa parti, është se ku çoi përfundimi i kësaj proteste, cili ishte rezultati i tij. PD proteston prej tre muajsh në çadër dhe me protestën e 18 shkurtit dhe qëndresën e saj ftoi jo pak, që nga rrëzimi i 4 ministrave, furtunë në Policinë e Shtetit, një luftë dhe betejë më të fortë të qeverisë kundër drogës, që tregon se dhe duar bosh nuk ka dalë gjatë aksionit të saj opozitar.

Por, ky aksion opozitar i ka munguar Lulzim Bashës në gati më shumë se 1 mijë e 500 ditë opozitë dhe vetëm 100 ditë qëndresë treguan se opozita kur ka të drejtën e saj, kur lexon dhe vepron, korr dhe fitore, jo si ato të shpallura nga Basha për zgjedhjet e vitit 2015, apo të tjerat nga konferencat e shtypit. Fitore konkrete të PD në këto katër vite opozitë janë ato të fundit. Janë me vonesë për vetë reagimin e vonuar të Lulzim Bashës, që në fakt është njeriu, i cili ka përgjegjësinë kryesore për aksionin e paktë opozitar, të cilin u kujtua vetëm tre muajt e fundit, por edhe me ritëm për fitoret që përmendëm më lart.

Protesta e së shtunës deri tani nuk ka dhënë asnjë produkt. Produkti i saj ishte një fjalë shumë e dobët e Lulzim Bashës, një akt qesharak si themelimi në shesh i republikës së re dhe pjekja në diellin e nxehtë e mijëra protestuesve paqësorë.

Lulzim Basha dhe të tijët po ngatërrohen me shifrat dhe me numrat, ndërkohë që ato janë shumë të parëndësishme, e rëndësishme është analiza e shpejtë e protestës, e 3 muajve qëndresë dhe e 4 viteve opozitë. Numrat dhe fasadat si duhen askujt. Në fund produkti del nga kutitë e votimit./CityNews

Lajmet e fundit nga