LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta pret në takim zv/presidentin Asamblesë Parlamentare të OSBE

15 Maj 2017, 14:02, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti një delegacion të Asamblesë Parlamentare të

Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të përbërë prej z. Roberto

Battelli, Zv. President i AP OSBE, z. Andreas Nothelle, Përfaqësues i Veçantë i AP

OSBE dhe z. Bernd Borchardt, Ambasador i OSBE në Tiranë.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm

mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE, duke vënë në

dukje se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka një rol të

rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve

në Shqipëri, si dhe për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

Z. Battelli dhe z. Nothelle rikonfirmuan gatishmërinë e Asamblesë Parlamentare të

OSBE për të ndihmuar në lehtësimin e dialogut politik dhe vunë në dukje se progresi

demokratik i Shqipërisë i shërben edhe paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të të gjithë

rajonit.

Duke biseduar mbi situatën aktuale politike në vend, z. Meta nënvizoi se Shqipëria ka

nevojë për një marrëveshje të përgjegjshme mes palëve e cila bazohet mbi parimin e

gjithëpërfshirjes dhe dialogut konstruktiv politik.

?Askush nuk duhet të luajë me fatin e qytetarëve shqiptarë, ndaj sot më shumë se kurrë

nevojitet pjekuri, përgjegjshmëri kombëtare dhe vullnet për të gjetur kompromisin e

munguar me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme?, ? u shpreh z. Meta

në përfundim.

Lajmet e fundit nga