Connect with us

Aktualitet

Flet ministri Bushati/Kriza politike në Shqipëri, një “stress-test” i drejtësisë

Publikuar

-

Ministri Bushati thekson se: “Viti 2017 nuk duket fort i mbarë për Ballkanin, i cili po humb qetësinë dhe normalitetin. Kriza e tejzgjatur në Maqedoni ka në themel mungesën e zbatimit të rregullave të demokracisë dhe funksionimit normal të institucioneve. Ajo në Malin e Zi është një përplasje mes vizionit euroatlantik dhe forcave që synojnë ta mbajnë me çdo çmim vendin nën influencën e aktorëve që e shohin NATO-n si kërcënim. Situata në Bosnjë është edhe më e komplikuar si rrejdhojë e ndërtimit dhe funksionimit të brendshëm si trashëgimi e Marrëveshjes së Dayton-it, e cila shpëtoi Bosnjen nga përgjakja e mëtejshme, por që gjithnjë e më tepër nuk po shihet si platforma e përbashkët e shtet-ndërtimit dhe rrugëtimit europian. Në Serbi rinia kundërshton gjithpushtetin e Kryeministrit-President të zgjedhur Vuçiç. Në Kosovë, uroj që zgjedhjet e parakohshme të prodhojnë zgjidhje për disa prej çështjeve më të mprehta, të cilat kanë kohë që presin një rrugëzgjidhje kurajoze. Së fundmi, situata në Shqipëri, është në thelb produkt i frikës nga ndryshimi që pritet të ndodhë për shkak të zbatimit të reformës në drejtësi. Proces që do të ketë një efekt zinxhir në hallkat e tjera të jetës publike.

Më tej, duke u ndalur në krizën në Maqedoni, Ministri Buhsati ka nënvizuar se: “Kriza e stërzgjatur në Maqedoni ka qenë burim shqetësimi për ne dhe shumë të tjerë, dhe më të drejtë. Qendrimi i ngurtë dhe agresiviteti i skajshëm nga aktorë të rëndësishëm politikë e ka çuar vendin në buzë të greminës. Në ndjehemi keq që kredencialet demokratike të Maqedonisë kanë zbritur poshtë dhe autoritetet kanë treguar një shurdhëri të pazakontë ndaj këshillave të miqve dhe partnerëve të saj.Aktet e dhunës primitive në Kuvend ishin shokuese, të papranueshme por aspak të papritura pasi, në kushtet e gjuhës së urrejtjes që ka mbizotëruar prej kohësh në diskursin politik e shoqëror maqedonas, ishte vetëm çështje kohe se kur një gjë e tillë, e parapërgatitur, do të ndodhte. Pati të lënduar por fatmirësisht jo viktima, dhe mësimi I madh është së dhuna nuk sjell zgjidhje dhe në fakt nuk mundi të zhbënte vendimin për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, çka përbën hapin e pare, një rreze drite drejt daljes nga qorrsokaku. Ne shpresojmë dhe urojmë që Presidenti Ivanov të dalë nga pozicioni I deritanishëm, të respektojë dhe zbatojë Kushtetutën e vendit të tij dhe të ushtrojë përgjegjësitë që ka.”

Duke folur për të ashtuquajturën “Shqipëri të Madhe”, Ministri Bushati shprehet se: “Më vjen vërtetë keq për këdo që vazhdon të bëjë zhurmë e të harxhojë kohë me një ide që nuk e ka origjinën tek ne, që nuk është avancuar asnjëherë nga Shqipëria por është pjellë e frikës së bartur historikisht nga të tjerë. Eshtë krejt e pakuptueshme që vazhdon të kihet frikë nga shqiptarët në rajon kur në fakt gjithkund, në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Preshevë, shqiptarët janë rreshtuar gjithnjë në krah të ideve e projekteve me përparimtare, në respekt të demokracisë dhe ligjshmërisë, për të forcuar bashkëpunimin e miqësinë në respekt të të drejtave të tyre legjitime. Të gjitha anektimet serioze tregojnë se shqiptarët, pa përjashtim, pavarësisht se ku jetojnë janë më properëndimorët në rajon. Prandaj, obsesioni për të parë dhe stisur spektrin e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe edhe atëherë kur në fakt shprehet angazhimi ynë i pashmangshëm e i pakthyeshëm në projektin madhor evropian që garanton paqe, begati dhe stabilitet të qendrueshëm për rajonin tonë, është jo serioz dhe meriton shpërfillje.”

Më tej, Ministri Bushati flet për marrëdhëniet me Greqinë dhe rolin e Rusisë në rajon. Si më poshtë intervista e plotë:

Pyetje: Ngjarjet në Maqedoni, shoqëruar edhe me ngjarje të dhunshme në parlamentin e këtij vendi dhe kriza të tjera si ajo e përplasjeve të forta politike në vendin tuaj, por edhe në Bosnjë, Kosovë, Mal të Zi e Serbi. A po shkon Ballkani drejt trazirave e konflikteve?

Përgjigje: Konstatimi juaj është i drejtë. Viti 2017 nuk duket fort i mbarë për Ballkanin, i cili po humb qetësinë dhe normalitetin. Kriza e tejzgjatur në Maqedoni ka në themel mungesën e zbatimit të rregullave të demokracisë dhe funksionimit normal të institucioneve. Ajo në Malin e Zi është një përplasje mes vizionit euroatlantik dhe forcave që synojnë ta mbajnë me çdo çmim vendin nën influencën e aktorëve që e shohin NATO-n si kërcënim. Situata në Bosnjë është edhe më e komplikuar si rrejdhojë e ndërtimit dhe funksionimit të brendshëm si trashëgimi e Marrëveshjes së Dayton-it, e cila shpëtoi Bosnjen nga përgjakja e mëtejshme, por që gjithnjë e më tepër nuk po shihet si platforma e përbashkët e shtet-ndërtimit dhe rrugëtimit europian. Në Serbi rinia kundërshton gjithpushtetin e Kryeministrit-President të zgjedhur Vuçiç. Në Kosovë, uroj që zgjedhjet e parakohshme të prodhojnë zgjidhje për disa prej çështjeve më të mprehta, të cilat kanë kohë që presin një rrugëzgjidhje kurajoze. Së fundmi, situata në Shqipëri, është në thelb produkt i frikës nga ndryshimi që pritet të ndodhë për shkak të zbatimit të reformës në drejtësi. Proces që do të ketë një efekt zinxhir në hallkat e tjera të jetës publike.

Cdo krahasim i këtyre situatave do të ishte i mangët, por gjithsesi ka një fill që i përshkon të gjitha: është ajo që unë e kam cilësuar “stress-test-i” i drejtësisë. Sepse në forma e mënyra të ndryshme gjithkund vihet re një rezistencë ndaj veprimit të drejtësisë, forcimit të shtetit ligjor. Pra, ndaj llogaridhënies. Është prova e madhe që duhet të kalojmë të gjithë e është pikërisht kjo që shkakton rezistencë.

Megjithatë, nëse përjashtojmë situatën e tensionuar në Maqedoni, e cila meriton një analizë molekulare, në tërësi stabiliteti i Ballkanit nuk është cënuar, paqja nuk është në rrezik, bashkëpunimi dy e shumëpalësh rajonal nuk është ndërprerë dhe unë nuk shoh të ketë ingredientë të mjaftueshëm që mund të na çojnë drejt trazirave. Por duhet të jemi të vëmendshëm e syhapur sepse situata gjithsesi mbetet e brishtë.

Pyetje: Pretendimi i opozitës në Shqipëri për zgjedhje të lira ka çuar në përplasje të forta politike, deri në bojkotin e zgjedhjeve të përgjithshme të 18 qershorit, madje nuk kanë munguar deri thirrjet e saj për mos bindje civile duke ngadalësuar me këtë rast reformat, veçanërisht reformën e shumëpritur në drejtësi. Nderkohë që opozita në Kosovë duke perdorur si kauzë të saj Demarkacionin me Malin e Zi duke e penguar atë, njëherësh edhe integrimin e mëtejshëm të Kosoves, sidomos liberalizimin e vizave. Ndërkohë që presioni i politikanëve konservatorë që ka njohur rritje edhe në Kosovë bëri të mundur rrëzimin e qeverisë të merkurën dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohëshme. Cili është komenti juaj rreth këtyre zhvillimeve?

Përgjigje: Çdo kërkesë për zgjedhje të lira, të drejta e të ndershme i mirëpritur. Në Shqipëri partitë politike janë bashkëpërgjegjëse dhe bashkëgarantuese të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe për rrjedhojë janë të detyruara të bashkëpunojnë. Po ashtu, ne angazhojmë gjithnjë edhe partnerët tanë, ndër të cilët më i rëndësishmi ODIHR-i, i cili ka bërë analiza e ka dhënë rekomandime.

Situata e krijuar nga vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në zgjedhje është i pashëmbullt e i pakuptueshëm. Për shkak të paranojës nga zbatimi i reformës në drejtësi është krijuar një situatë artificiale e cila cënon natyrshmërinë e zhvillimeve politike në vend dhe, siç shohim dita ditës, në fakt po çon në vetësakrifikimin e një force politike të rëndësishme.

Basti që Berisha dhe Basha kanë vendosur nuk i reziston fakteve. Nëse shqetësimi ka të bëjë më procesin zgjedhor, Kryeministri Rama ka ofruar, në mënyrë të përsëritur, hapësirën e nevojshme në strukturat shtetërore për të kontrolluar e garantuar procesin. Por synimi i dyshes Berisha-Basha është pengimi me çdo mjet i zbatimit të reformës në drejtësi, rrëzimi i qeverisë dhe shtyrja e zgjedhjeve në një afat të paparashikiluar, duke shkallmuar Kushtetutën, praktikat e gjithpranuara denokratike e mbi të gjitha stabilitetin demokratik të vendit. Mirëpo pushteti buron nga sovrani me votë të lirë dhe legjitimohet në Kuvend.

Gjithkush e kupton se problemi real nuk janë zgjedhet por frika nga drejtësia. Dyshja Berisha-Basha ka marrë peng zbatimin e reformës në kundërshtim me atë që kërkojnë 93% e shqiptarëve. Ato po i kundërvihen hapur madje edhe miqve e partnerëve ndërkombëtar, të cilët kanë qenë në njëmendje e të qartë si kristali përmes mesazheve të tyre drejtuar opozitës e popullit shqiptar. Nëse nuk i thërret arsyes, PD do të gjendet para një situate kur do ti duhet të qartësojë para anëtarëve të saj, partnerëve ndërkombëtarë dhe ligjit nëse do të vijojë të jetë subjekt politik ligjor apo formacion me karakter tjetër.

Lidhur me situatën në Kosovë, ngërci i krijuar për shkak të demarkacionit dhe pasoja të tij por edhe vështirësive të koalicionit të madh, ka çuar natyrshëm në nevojën e një konsultimi popullor. Unë uroj që zgjedhjet e reja të prodhojnë zgjidhje që do të ndihmojnë Kosovën të mos humbasë më kohë, të ecë më shpejt në rrugën e reformave, në rrugën e afirmimit të saj ndërkombëtar dhe afrimit me Bashkimin Europian.

Pyetje: Edhe pas formimit të shumicës parlamentare në Maqedoni dhe zgjedhjes së kreut të kuvendit Talat Xhaferi, presidenti i ketij vendi Ivanov nuk ka ndonjë qëndrim të ri per të mandatuar qeverinë e re, ku ai vazhdon t’I qëndrojë idesë se kriza aktuale në Maqedoni është pasojë e Platformës së Tiranës. A do të ndërmerren veprime nga autoritetet e Shqipërisë, në funksion të normalizimit të situates?

Përgjigje: Kriza e stërzgjatur në Maqedoni ka qenë burim shqetësimi për ne dhe shumë të tjerë, dhe më të drejtë. Qendrimi i ngurtë dhe agresiviteti i skajshëm nga aktorë të rëndësishëm politikë e ka çuar vendin në buzë të greminës. Në ndjehemi keq që kredencialet demokratike të Maqedonisë kanë zbritur poshtë dhe autoritetet kanë treguar një shurdhëri të pazakontë ndaj këshillave të miqve dhe partnerëve të saj.

Aktet e dhunës primitive në Kuvend ishin shokuese, të papranueshme por aspak të papritura pasi, në kushtet e gjuhës së urrejtjes që ka mbizotëruar prej kohësh në diskursin politik e shoqëror maqedonas, ishte vetëm çështje kohe se kur një gjë e tillë, e parapërgatitur, do të ndodhte. Pati të lënduar por fatmirësisht jo viktima, dhe mësimi I madh është së dhuna nuk sjell zgjidhje dhe në fakt nuk mundi të zhbënte vendimin për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, çka përbën hapin e pare, një rreze drite drejt daljes nga qorrsokaku.

Ne shpresojmë dhe urojmë që Presidenti Ivanov të dalë nga pozicioni i deritanishëm, të respektojë dhe zbatojë Kushtetutën e vendit të tij dhe të ushtrojë përgjegjësitë që ka.

Maqedonia ka sot nevojë që të rivendosë logjikën e funksionimit normal institucional, të rimarrë sa më parë reformat e ndërprera, të risjellë besimin në publikun e gjerë dhe mes komuniteteve shtet-formuese, të avancojë në gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit me Greqinë në mënyrë që të kanalizojë energjitë tek integrimi euroatlantik. Ne do të vazhdojmë të mbështesim pa rezervë një Maqedoni demokratike, shumëetnike, europiane, ku respektohet barazia dhe të drejtat politike e shoqërore të të gjithë qytetarëve të saj.

Pyetje: Shqipëria është evidentuar nga ndërkombëtarët si faktor stabiliteti në rajon. Por kryeministri I Shqipërisë Edi Rama pak kohë më parë i ka derguar një mesazh të qartë politikës së Brukselit se kjo e fundit do të perballet me një “makth” nëse shpresat e integrimit në BE të Ballkanit do të zhduken, duke shtuar se “bashkimi i vogël” i Shqipërisë me Kosovën mund të bëhet realitet nëse Brukseli i kthen shpinën rajonit. Zyrtarët perendimorë e kanë hedhur poshtë dhe kënë shprehur shqetësim për deklaratën e Ramës. Ndërkohë që Serbia, e jo i vetmi vend në rajon, ka reaguar ashpër ndaj këtyre deklaratave. Cili është komenti i kryediplomatit shqiptar lidhur me këtë çeshtje? Gjithashtu, a po mundohet Serbia të marrë stafetën e paqeruajtësit dhe ofruesit të stabilitetit në rajon?

Përgjigje: Ne jemi në kontakt me partnerët dhe miqtë tanë dhe kemi një dialog të hapur, të sinqertë e të shëndoshë e për çdo çështje. Në këtë mes nuk ka asnjë shqetësim.

Në lidhje të gjithë ata të tjerë që mezi presin rastin që të flasin për bashkime e ndarje, për shtete të mëdha e të vegjël, siç e keni konstatuar, në masë të madhe nuk u kemi dhënë rëndësi sepse janë qendrime të përsëritura, të vjetra dhe nga po të njëjtat burime. Eshtë në thelb i njëjti refren, përveçse këtë herë, si për të pimentuar pak deklarime të ndryshkura, është shtuar edhe një shprehje fantazie për gjoja implikime të vendeve, shërbimeve sekrete jashtë rajonit.

Më vjen vërtetë keq për këdo që vazhdon të bëjë zhurmë e të harxhojë kohë me një ide që nuk e ka origjinën tek ne, që nuk është avancuar asnjëherë nga Shqipëria por është pjellë e frikës së bartur historikisht nga të tjerë. Eshtë krejt e pakuptueshme që vazhdon të kihet frikë nga shqiptarët në rajon kur në fakt gjithkund, në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Preshevë, shqiptarët janë rreshtuar gjithnjë në krah të ideve e projekteve me përparimtare, në respekt të demokracisë dhe ligjshmërisë, për të forcuar bashkëpunimin e miqësinë në respekt të të drejtave të tyre legjitime.

Të gjitha anektimet serioze tregojnë se shqiptarët, pa përjashtim, pavarësisht se ku jetojnë janë më properëndimorët në rajon. Prandaj, obsesioni për të parë dhe stisur spektrin e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe edhe atëherë kur në fakt shprehet angazhimi ynë i pashmangshëm e i pakthyeshëm në projektin madhor evropian që garanton paqe, begati dhe stabilitet të qendrueshëm për rajonin tonë, është jo serioz dhe meriton shpërfillje.

Gjithkush që ka lexuar sado pak për Shqipërinë, qe e ka vizituar atë, e di fare mirë se në Shqipëri nuk ka as ide e as projekt, për më pak ndonjë agjendë të fshehtë për ndryshim kufinjsh në Ballkan. Nuk ka plane shqiptare për bashkime apo ndarje në rajon. E kemi thënë dhe dua ta theksoj me forcë: ne respektojme me rigorozitet dhe pa asnjë medyshje kufinjtë në Ballkan, jemi tërësisht të angazhuar në politikën e fqinjësisë së mirë, me ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit në të gjitha nivelet dhe ne forcimin e stabilitetit ne rajon. Këtë bëjmë çdo ditë me të gjitha vendet përreth nesh dhe, dua ta veçoj, këtë do tua transmetojmë menjëherë edhe autoriteteve të reja që presim të mandatohen në Maqedoni. Shqipëria është e do të vijojë të jetë një spirancë qendrueshmërie në rajon dhe kontribues i përhershëm për paqe e bashkëpunim.

Pyetje: zoti Minister, më lejoni të jem pak më specifik: deklarimet I referohen një interviste të Kryeministrit Rama në revisten Politico dhe reagimeve te tjera që pati pas saj.

Pergjigje: Intervista e Kryeministrit Rama është publike dhe mund ta lexoje kushdo. Në rastin më të mirë ajo është keqlexuar dhe keqkuptuar, e ne rastin me te keq, është shfrytëzuar si gjithnjë për propagande. Megjithatë, mendoj se ka nevoje të nënvizohet mesazhi themelor i intervistës. Kryeministri Rama thekson në mënyrë të drejperdrejtë rendesinë kapitale që ka per te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise dhe rajonit tone konkretizimi dhe realizimi I projektit evropian. Kryeministri thote nje te vertete te pamohueshme: integrimi evropian eshte projekti yne i madh e ne te cilin ne kemi investuar gjithcka e si I tille nuk mund as te ngadalesohet, as te vohohet e per me pak te deshtoje, pasi dështimi i tij identifikohet edhe si dështimi ynë në gjithçka kemi investuar në dekada.

Të gjithë pajtohemi se kriza aktuale në Evropë është e paprecedent, e pakrahasueshme me çdo sfidë që ka njohur më parë projekti evropian, është një krize egzistenciale si rrjedhojë e lindjes dhe fuqizimit të forcave që duan ta zhbëjnë Evropën. Nuk janë më ide periferike apo rryma të shkëputura ideologjike. Sot bëhet fjalë për programme politike të mirëformuluara, për parti të strukturuara e që gjejnë mbeshtetje të gjerë duke investuar mbi frikën, pasigurinë për të ardhmen, krizën ekonomike, papunesinë, pështjellimin e krijuar nga globalizimi, emigracioni, terrorizmi etj., duke ia veshur gjithçka që nuk shkon ndertesës evropiane. Këtë treguan zgjedhjet presidenciale në Austri, këtë pamë edhe këto ditë në zgjedhjet presidenciale në Francë. Natyrshëm që per ne kjo shkakton shqetësim të madh. Askush nuk mund të parashikojë se çfarë mund të ndodhë jo vetëm në Ballkan por edhe në tërë kontinentin nëse zhbëhet realiteti dhe shuhet perspektiva evropiane. Eshtë pikërisht ankorimi ynë solid dhe i pakthyeshem ne projektin evropian ajo që ne theksojmë e avancojmë, ajo që po bëjmë me reformat tona, siç është ajo në drejtësi, e që ne e kemi në çdo qelizë të politikës sonë rajonale.

Pyetje: Zoti Ministër, jo vetëm Dacic por edhe Kotzias në Greqi ka bërë herë pas here deklarata kundër Shqipërisë dhe së fundmi edhe ai iu bashkua zërave të të shqetësuarve për Shqipërinë e Madhe. A ju shqeteson kjo ne marrëdhëniet me Greqinë?

Përgjigje: Nuk do të doja t’ vija në një plan. Nuk më çudisin deklarimet që vijnë nga Serbia pasi atje shumë vetë e kanë për zemër ta lenë të lirë fantazinë kur bëhet fjalë për shqiptarët. Nuk na shqetëson shumë retorika sepse sinqerisht nuk është serioze. Po marr vetëm një shëmbull: a ju kujtohet historia e një treni që u nis kuturu dhe nuk po gjente stacion dhe kur u ndalua, nga nivelet e larta në Serbi u dha alarmi për gjoja plane nga shqiptarët në Diasporë për të pushtuar ambasadat e Serbisë në botë?

Unë e kuptoj se ndoshta duhet më shumë kohë, të bashkëpunojmë më shumë e të takohemi më shpesh në mënyrë që në Beograd të kuptojnë se nga shqiptarët nuk do tu vijë asnjë e keqe dhe se ne duam bashkëpunim dhe jo të kundërtën. Këtë do të bëjmë si në rrugë dypalëshe ashtu edhe përmes nismave të reja që kemi krijuar bashkarisht, Fondi për Ballkanin Përendimor dhe Zyra Rajonale e Bashkpunimit Rinor.

Lidhur me Greqinë, marrëdhëniet tona pavarësisht ulje-ngritjeve që vërehen aty-këtu kanë megjithatë një konstante: bashkëpunimin e pandërprerë mes partnerësh strategjikë, mes fqinjësh, të cilët, edhe nëse nuk pajtohen në gjithçka, ndajnë vizionin dhe rëndësinë për zhvillimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë, respektit reciprok dhe për rrjedhojë bisedojnë hapur e pa komplekse për gjithçka. Kjo është ajo për të cilën ne kemi punuar fort gjatë viteve të fundit.

Une jam takuar me homologun Kotzias shpesh, ndoshta më shpesh se me ndonjë ministër tjetër evropian dhe idetë, mendimet, pozicionet dhe qendrimet tona janë gjerësisht dhe imtësisht të njohura në Greqi. Madje, do të doja të theksoja se askush në rajon nuk e di më mirë sesa Greqia se Shqipëria është tepër e angazhuar dhe e përkushtuar në procesin e integrimit evropian.

Ajo që ne u themi gjithë partnerëve tanë në BE, përfshirë fqinjëve tanë jugore, është se duam të integrohemi në BE me përpjekjet, aftësitë, dhe kontributin tonë, se jemi tërësisht e konkretisht të angazhuar për të forcuar bashkëpunimin rajonal, për të përforcuar kontributin tonë moderues e paqtues rajonal, siç është reflektuar gjithnjë në raportet e Bashkimit Evropian.

Shqipëria nuk kërcënon, nuk kushtëzon e as nuk pengon askënd të ecë përpara e të zhvillohet sepse është e bindur se bashkëpunimi, përpjekjet dhe projektet e përbashkëta, solidariteti dhe ndërlidhja reale janë rruga e duhur, japin rezultate më të mira e më të shpejta, i sjellin vendet dhe shoqëritë më afër dhe kontribuojnë në zhvillimin e përparimin shoqëror. Kështu veprojnë miqtë dhe partnerët njëri me tjetrin.

Pyetje: Deklaratat e vendeve të treta(Rusisë) në lidhje me zhvillimet në Maqedoni, e jo vetëm, kanë qenë pothuajse më të shpeshta sesa ato të BE-së dhe SHBA-së. Gjithashtu, Rusia është shprehur ashpër edhe mbi rrezikun e krijimit të “Shqipërisë së Madhe” dhe kundër lirimit të Haradinaj. A po mundohet të pozicionohet Rusia si një alternativë e BE-së dhe SHBA-së në rajon?

Përgjigje: Roli, aktiviteti dhe ndikimi i Rusisë në rajon vlen të analizohet me kujdes. Në realitet, Rusia nuk ka qenë asnjëherë shumë larg rajonit kjo edhe për shkak të lidhjeve të ndryshme historike, politike, ekonomike, tregtare, ushtarake e shpirtërore që ka me vende të veçanta. Por, shkalla e implikimit të saj në rajon këto dy vitet e fundit është e pazakontë. Dua të theksoj se ne duam të kemi marrëdhënie normale me Rusinë dhe jemi të gatshëm të eksplorojmë fushat me interes. Por, kemi ndërkohë jo pak gjera që na ndajnë.

Rusia kundërshton zgjerimin e NATO-s në rajon, shprehet hapur kundër veprimtarisë së Bashkimit Evropian me vendet tona dhe po mundohet përmes mjeteve të saj të propagandës të promovojë vlera, parime e ide që shkojnë në drejtim të kundërt me ato që ka zgjedhur rajoni. Rusia ka bërë në pak muaj më shumë deklarata publike mbi ngjarjet në Maqedoni sesa gjatë dy dekadave të kaluara. Ajo vazhdon të ketë një qendrim aktiv e hapur kundërshtues ndaj Kosovës. Hetimet mbi planin e dështuar për të krijuar kaos dhe destabilizuar Malin e Zi i ka cuar autoritetet e atij vendi të drejtojnë gishtin drejt Moskës. Rusia nuk humbet më asnjë rast për të vënë në dukje se çdo vështirësi që hasin vendet e rajonit e ka origjinën tek ndërhyrja nga jashtë e Bashkimit Evropian. Në këtë këndvështrim, influenca e saj nuk mund të jetë pozitive dhe e mirëpritur. Prandaj, edhe bashkimi i saj vazhdimisht me zërat që flasin për Shqipërinë e Madhe duhet parë në këtë kontekst.

Ne mendojmë se Rusia nuk është e nuk mund të jetë kurrsesi alternativë e besueshme për askend në rajon. Ne nuk besojmë se ndokush në rajon është aq naiv sa të joshet nga e ashtuquajtura ofertë ruse përkundrejt asaj që ofron procesi euroatlantik. Në çdo rrethanë, kjo nuk ështe e nuk do të jetë ndonjëherë zgjedhja jonë.

Por, një gjë duhet pasur mirë parasysh: aktorët e tretë, cilëtdo qofshin, do të shfrytëzojnë çdo hapësirë të lirë veprimi që do t’u mundësojnë magësitë e gabimet tona të brendshme si dhe mungesa e vëmendjes, tërheqja apo mefshtësia e BE-së dhe e patnerëve të tjerë. Prandaj është e shumë e rëndësishmë që projekti evropian të jetë më dinamik, më konkret dhe i shpjetë e më rezultativ. Komisioneri Hahn ka plotësisht të drejtë kur thotë se BE-ja duhet të eksportojë më shumë stabilitet që të mos importojë paqendrueshmëri nga Ballkani Përendimor. Është shumë e rëndësishme që kjo të përkthehet qartë në realitet dhe ne jemi të gatshëm dhe totalisht të angazhuar në këtë rrugë./CityNews

Aktualitet

Analisti deklaratë të fortë për Arta Markun/ Artan Hoxha flet për prapaskenat e drejtësisë

Publikuar

-

By

Emisioni “Java” në RTSH ka parajamëruar mbrëmë ekspozimin e dy kallezimeve të reja penale të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kallezime që “ngërthejnë histori të pazakonshme, madje të jashtëzakonshme të abuzimeve dhe shkeljeve korruptive të ligjit”, tha analisti Preç Zogaj.

Sipas Zogajt janë kallëzime që ose flenë, ose mbyllen nga organi i akuzës.

Zogaj tha se, për t’u dhënë kohën e nevojshme, ekspozimi i tyre do të bëhet në emisionin e ardhshëm. Por gazetari investigativ Artan Hoxha dhe analisti Lorenc Vangjeli nuk kanë pritur të hedhin dyshimet e tyre për drejtimin e Prokurorisë.

Artan Hoxha tha se Prokurori i Elbasanit, Ardian Nezha nuk ka dhënë dorëheqjen, ashtu siç thuhet.

Hoxha shpjegoi se bëhet fjalë për ato lloj dorëheqjesh që në fakt janë largime për shkak të çeshtjeve kriminale në Elbasan, ku ka përpjekje dhe presione për të mos u hetuar.

Lorenc Vangjeli e ngriti dozën duke thënë se nëse ngec në rutinën e paraardhësit, fuqia që i hapi derën do ti tregoje derën prokurores se re. Duke nënkuptuar SHBA.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Falimentimi i “Gulf”/ Administratori tregon se çfarë do të ndodhë me tollonat e shitur

Publikuar

-

By

Pas bllokimit të pikave të tregtimit të karburantit të “Gulf” mësohet se kjo situatë ka ardhur si pasojë e detyrimeve të pashlyera te Tatimet.

Njëri prej aksionerëve të “Gulf”, Apostol Doçi, i cili foli për “News 24”, është shprehur se borxhi i papaguar është 40 milionë lekë.

“Borxhet te Tatimet, principali janë 37 milionë lekë, 3 milionë lekë janë që merr sistemi interesa, është diku te 40 milionë lekë. Gjithë borxhi nuk është shifër alarmante se kjo është pagesa e një muaji te Tatimet, ma ha mendja që deri në fund të muajit likuidimi i parë që do të bëjmë, është borxhi te Tatimet. Likuidimi i dytë është sistemimi i tollonave te populli, tek institucionet shtetërore dhe furnitorët”, u shpreh Doçi.

Mbyllja e këtyre pikave ka shqetësuar qytetarët, të cilët, me tollona në duar, janë interesuar në këto karburante se çfarë do të ndodhë me tollonat e tyre. Aksioneri i kompanisë, Doçi, premton se situata do të ndryshojë shumë shpejt për qytetarët.

“Gjithë pikat e karburanteve ‘Gulf’, që janë diku te 52 pika, janë të bllokuara për momentin, nuk funksionojnë edhe zyrat qendrore nuk funksionojnë, sepse janë bërë disa denoncime nga qytetarët për tollonat që kanë dhënë lekët dhe nuk po marrin karburant. Iu premtoj qytetarëve që mos mërziten, sepse të gjithë qytetarët që kanë kartat dhe tollonat, “Gulf” do të fillojë të funksionojë”, u shpreh ai.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Gulf”, mashtrim 5 milionë eurosh/ Në kërkim menaxheri kryesor shqiptar, ja emri

Publikuar

-

By

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për menaxherët shqiptarë të kompanisë “Gulf”, duke shpallur në kërkim policor menaxherin kryesor, Albano Alikon.

Burime nga Prokuroria e Tiranës janë shprehur për Top Channel se objekt i hetimit nuk është mbyllja e pikave të tregtimit të karburantit, por skema mashtruese e shitjes së tollonave pak ditë para mbylljes së aktivitetit, skemë e cila dyshohet se është krijuar nga Aliko.

Prokuroria dyshon se menaxherët e “Gulf”-it, me vetëdije kanë shitur nëpërmjet tollonave shumë më tepër litra karburant nga sa ka patur në gjendje kompania. Ndonëse karburanti është shitur me vlerë të reduktuar brenda pak ditëve, dyshohet se nga kjo skemë janë mbledhur mbi 1,5 milionë euro.

“Gulf” ju blinte prej disa kohësh furnizuesve të mëdhenj naftë me 1500 lekë litrin dhe shiste tollonë me 1200 deri në 1300 lekë litrin. Kjo vuri në lëvizje furnizuesit, të cilët nisën të kërkonin llogari, ndërkohë që detyrimi që “Gulf” kishte krijuar vetëm ndaj dy kompanive të njohura është 900 mijë dhe 700 mijë, gjithsej 1.6 milionë euro në total. Ndërsa dëmi që i krijoi klientëve, të cilëve u kanë mbetur në dorë tollonë pa vlerë, është 1.5 milionë euro.-raporton TCH.

Mbi 2 milionë euro është detyrimi që kompania kishte ndaj pikave të shitjes së karburanteve që kishte marrë me qira, të cilat thuhet se prej 4 muajsh nuk paguheshin. Në total, dëmi shkon mbi 5 milionë euro, por këtu nuk llogariten detyrimet tatimore të cilat administrata fiskale nuk i ka bërë të ditura. Për këtë arsye, përveç shpalljes në kërkim policor të menaxherit kryesor të “Gulf”-it në vendin tonë, Albano Aliko, prokuroria i ka kërkuar Tatim-taksave si dhe bankave, që të bllokojnë çdo aset apo llogari që ka lidhje me kompaninë “Gulf”, në mënyrë që të përdoren për të minimizuar sadopak vlerën e dëmit financiar që ka shkaktuar.

“Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shator të vitit 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”. 6 muaj më vonë, në shkurt të vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Group”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë.

Ndërkohë, më 9 mars, administratori gjeorgjian i kompanisë Irakli Svanidze dha dorëheqjen për arsye që thuhen se janë personale.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Aktualitet17:23 - 21 April, 2018

Analisti deklaratë të fortë për Arta Markun/ Artan Hoxha flet për prapaskenat e drejtësisë

Emisioni “Java” në RTSH ka parajamëruar mbrëmë ekspozimin e dy kallezimeve të reja penale të Kontrollit të Lartë të Shtetit,...

Life Style17:20 - 21 April, 2018

Fantazitë e turpshme seksuale të grave, nëse bëni këto gjëra ato do tërbohen për ju

Një sondazh i bërë kohët e fundit ka zbuluar fantazitë seksuale të grave. Një studim nga Simpatic.us zbuloi se shumica...

Politikë17:14 - 21 April, 2018

Reagimi i ashpër i kryetarit të partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, për raportin e DASH-it

Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, deklaroi se ky është një...

Life Style17:10 - 21 April, 2018

As Mia Khalifa as Lisa Ann! Nuk do ta besoni kush është femra më e kërkuar në PORNHUB

Është gjithmonë në faqet e para të gazetave, por se dinim që është edhe në faqet porno. Nëse keni menduar...

Aktualitet17:09 - 21 April, 2018

Falimentimi i “Gulf”/ Administratori tregon se çfarë do të ndodhë me tollonat e shitur

Pas bllokimit të pikave të tregtimit të karburantit të “Gulf” mësohet se kjo situatë ka ardhur si pasojë e detyrimeve të...

Kuriozitete17:00 - 21 April, 2018

Rrezikoheni nga kanceri në fyt duke bërë seks oral? Shokon përgjigjia e mjekëve

Ekziston lidhja midis kancerit të fytit, përkatësisht regjionit oro-faringeal dhe seksit oral. E konsiderohet që infeksioni me virusin HPV nga...

Life Style16:55 - 21 April, 2018

Kush flet dy gjuhë mbrohet nga Alzheimer, profesoresha italiane flet për studimin

Studimi i gjuhëve të huaja është më të vërtetë një gjë shumë e mirë, që na lejon neve të hapim...

Life Style16:50 - 21 April, 2018

Femra, këto janë veprimet që nuk duhet të bëni kurrë në zonën intime

Çdo grua duhet të kujdeset për pjesën e saj intime, duke shmangur disa gabime thelbësore. Një zonë intime e shëndetshme...

Aktualitet16:49 - 21 April, 2018

“Gulf”, mashtrim 5 milionë eurosh/ Në kërkim menaxheri kryesor shqiptar, ja emri

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për menaxherët shqiptarë të kompanisë “Gulf”, duke shpallur në kërkim policor menaxherin kryesor,...

Kuriozitete16:45 - 21 April, 2018

Shëron veshkat, zemrën dhe përtërin organizmin: Përfshijeni thjerrëzën e kuqe në menynë tuaj!

Thjerrëza e kuqe është mirë të përdoret në menunë tuaj sepse jep energji jetësore trupit, mendjes dhe shpirtit, ka efekt...

Aktualitet16:37 - 21 April, 2018

Brukseli nuk ka vend për Pëllumb Xhufat…

Nga Sulejman GJANA *Para disa ditësh, Komuna e Skarbekut në Bruksel lajmëroi mbajtjen më 23 prill (të hënën), të një...

Life Style16:35 - 21 April, 2018

Si duhet ta hani hudhrën, nëse dëshironi veprim maksimal shërues

Të gjithë e dimë që është e shëndetshme të hani hudhër, ndërkaq tani e dimë edhe se si duhet ta...

Kryesore16:31 - 21 April, 2018

Majlinda Bregu flet pas Këshillit Kombëtar/ Basha lider i humbjeve

Ish-ministrja e Integrimit në kohën e PD, Majlinda Bregu e pyetur nga CNA.al (CityNewsAlbania) pas mbledhjes së djeshme të Këshillit...

Aktualitet16:25 - 21 April, 2018

Ishte në kërkim/ Arrestohet 27 vjeçari

Një person ka rënë në pranga, pasi ishte dënuar më herët për armëmbajtje pa leje. Policia ka njoftuar se Specialistët...

Life Style16:20 - 21 April, 2018

Platforma e dërgimit të e-maileve kopjon Snapchat, Risia e Gmail, mesazhet që vetëfshihen

Platforma e dërgimit të e-maileve kopjon Snapchat duke tentuar të fusë në lojë mesazhet. Sistemi më i përdorur i dërgimit...

Kronika16:18 - 21 April, 2018

Akademia e Sigurisë/ Trajnim rajonal për “Kriminalistikën e të Dhënave Live”

Si pjesë e një projekti të madh rajonal të OSCE-së për “Forcimin e Kapaciteteve të Profesionistëve të Drejtësisë Penale që...

Aktualitet16:14 - 21 April, 2018

Një pronar karburanti ndan drejtësi në Gjykatën e Lartë/ Pasuria “fundos” Shkëlzen Selimin?

Procesi i vettingut deri më tani ka “prerë” tre koka të njerëzve të drejtësisë. Fatos Lulo, nga Gjykata Kushtetuese, Besim...

Kryesore16:10 - 21 April, 2018

Saimir Tahiri, mesazh të tretë të koduar për Ramën?

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi dje në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani se është në dijeni...

Life Style16:05 - 21 April, 2018

Shpërthen vullkani “i fjetur” prej 250 vjetësh

Në Japoni një vullkan “i fjetur” prej 250 vjetësh, shpërtheu për të ditën dytë, duke nxjerrë shtëllunga tymi e gurë....

Kuriozitete15:53 - 21 April, 2018

‘Goja macho,’ ndërhyrja estetike që bëjnë burrat për t’u dukur më burrërorë

Kush tha që fryrjet e buzëve janë vetëm për gratë? Askush në fakt, dhe prandaj burra në gjithë botën po...

Kryesore15:52 - 21 April, 2018

Si gënjeu dje Basha në Këshillin Kombëtar/ Ja fakti

Partia Demokratike pasditen e djeshme, pas katër vitesh, mblodhi Këshillin Kombëtar, ku u miratua statuti i ri. Mbledhja është shoqëruar...

Life Style15:40 - 21 April, 2018

Dieta më e shëndetshme është aq e lehtë, dhe mban emrin e ylberit

Ne duam të jemi në formë të mirë trupore, por para së gjithash duam të jemi të shëndetshëm. Studimet kanë...

Kryesore15:32 - 21 April, 2018

Lushnjarët akuzojnë Ramën për taksat/ Kryeministri vijon batutat: Ça të është ngritur ty?

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me banorë e biznesmenë në Lushnje. Takimi është shoqëruar me debate dhe...

Kuriozitete15:25 - 21 April, 2018

Mësoni pse nuk duhet ta mbani kuletën në xhepin e pasmë

Shumë njerëz që e vendosin kuletën në xhepin e pasmë të tyre e bëjnë me arsyen që të të ruhen...

Aktualitet15:23 - 21 April, 2018

“Çmendet” Garda e Republikës, do të blejë fuoristradë 365 milionë lekë

Luksi dhe siguria e zyrtarëve kushton qindra milionë lekë. Pasi rregulluan zyrat, blenë makina të shtrenjta, punësuan njerëzit e afërt...

Life Style15:10 - 21 April, 2018

Sa shpesh duhet të lahemi? Ja çfarë thonë ekspertët

Dushi i bërë çdo ditë mund të rrisë rrezikun e infeksionit tek njerëzit, paralajmërojnë ekspertët. Doza e tepërt mund të...

Kryesore Show Biz14:53 - 21 April, 2018

Vdiq papritur në moshën 28-vjeçare, çfarë e lidhte me shqiptarët Avicii-n (Foto)

Bota e muzikës është në zi, pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të producentit dhe DJ me famë...

Politikë14:52 - 21 April, 2018

Rama sulmon deputetin gjerman?/ Kundërpërgjigjet kryeministri  

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha se “Fushata kundër Kryetarit të...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Zyrtari i DASH 90 minuta në zyrën e Ramës/Çfarë u diskutua për ngërçin politik?

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, ka përfunduar takimin me kryeministrin Edi Rama. Takimi u zhvillua në...

Close