LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë do vendosë nesër Basha?!/Dashamir Shehi jep përgjigjen

15 Maj 2017, 19:44, Aktualitet CNA

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, e cilësoi takimin me zyrtarin e lartë amerikan shumë të rëndësishëm për atmosferën që solli.

Në emisionin ?Dritare me Rudinën?, Shehi tha se deri nesër Basha do të vendosë nëse do ta pranojë propozimin e Yee, por theksoi se opozita nuk do t?i pranojë zgjedhjet në këto kushte.

?Nga pala tjetër ka ardhur një propozim tjetër që si fillim Basha duhet ta shohë dhe ta vlerësojë dhe pastaj të merret edhe një vendim. Besoj se deri nesër, e shumta deri në pasnesër do të jepet vendimi për të pranuar ose jo propozimin e Yee. U diskutua nëse jemi dakord që t?i jepet roli i negociatorit SHBA dhe për ne kjo është shumë e pranueshme. Por, duhet thënë se ne nuk mund të pranojmë zgjedhje me këto kushte që janë sot. Ne do të rezistojmë. Sepse populli e tregoi dhe ndërkombëtarët e panë, me protestën ku u mblodhën mijëra njerëz në shesh?, tha Shehi./CityNews

Lajmet e fundit nga