LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha-Ramës/Mos përfito nga natyra jonë paqësore

15 Maj 2017, 11:32, Aktualitet CNA

Kreu demokrat, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në çadrën e opozitës foli për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 18 qershorit sipas tij.

Jo vetëm kaq, Basha ia vuri publikisht në dukje Ramës që të mos përfitonte nga natyra e tij paqësore dhe demokratike.

?Shihni cfare beri me procesin monist. Listat i ka me 24 ore vonese dhe nese kolegji zgjedhor do te kete kurajon te numeroje nga 0 deri ne 50 si cdo shqiptar do te tregoje se 18 qershori eshte i rrezuar edhe ligjerisht. Jane gure shahu ne lojen e Edi Rames. Sa me pak shkolle kandidatet aq me mire per kryeministrin. Faqja tjeter jane ofertat e ndyra qe i bejne aleateve tane. Njerit i ofruan 10 dikujt 15 deputet per tu shkeputur nga levizja qytetare por ata i thane. Kjo sepse edhe ata jane krah per krah jush jo per interesin e tyre por per gjithe Shqiperine. Edhe partneret nderkombetare i trajton si gur shahu. Ofron 500 mije euro vetem per nje kryetar partie qe te hyje ne zgjedhje. Jane leket tuaja qe nuk shkojne kurre tek qytetaret. Nuk ka per te pasur zgjedhje pa opoziten dhe pa popullin dhe nuk do te kete parlament monist. Mos perfito nga natyra jone paqesore dhe demokratike sepse kur gjithcka te shterohet shqiptaret dhe une do ju tregojme se kjo nuk eshte nje loje shahu.”/CityNews

Lajmet e fundit nga