LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

8 vjet burg për trafik droge/Kapet personi i shpallur në kërkim

15 Maj 2017, 07:30, Aktualitet CNA

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një shtetas të dënuar me 8 vite burg. Nga specialistët e Seksioni Për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A (A) A, 35 vjeç, banues në Memaliaj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me shkresë 18/3, datë 19.01.2016, ka dërguar urdhërin e datës 18.01.2016, për ekzekutimin e vendimit penal 83, datë 29.06.2015, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 8(tetë) vjet burg.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 283/a/2-22 të Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga