LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet arsyeja/Pse vajza shqiptare hodhi në Valbonë makinën luksoze Audi (Video)

14 Maj 2017, 19:10, Aktualitet CNA

Një vajzë i habiti të gjithë ditën e djeshme pasi hodhi makinën e saj të tipit ?Audi RS 7? në lumin e Valbonës.

Sipas informacioneve paraprake të ditës së djeshme, nga qytetarë të pranishëm, thuhej se vajza ishte nga Tropoja dhe e ka hedhur makinën në lumë për ta testuar.

Por, ditën e sotme një qytetar nga Tropoja, i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje, pasi ka mbërritur policia, rrëfen se vajza është nga Kosova dhe makinën e ka hedhur me të vërtetë sepse donte, por jo për ta testuar.

Qytetari thotë se makina me targat e Zvicrës ishte marrë me këste dhe vajza e ka hedhur atë për të përfituar ndonjë shumë parash, ose për ta ndërruar.

Atë makinë e kanë hedhur me qëllim dhe jo padashje. Ka qenë me targa Zvicre dhe me siguracion full kasko. E ka hedhur për të përfituar ndonjë shumë lekësh, ose për ta ndërruar. Emrin e saktë nuk e di, por di që është nga Kosova dhe jo nga Tropoja?, është shprehur qytetari.

I pyetur më pas nëse e njihte vajzën në fjalë dhe pse kishte këtë siguri, qytetari është përgjigjur:

?Jam vetë nga Tropoja dhe e di të sigurt se nuk është nga këtej. Bisedova me policinë dhe më dhanë këtë informacion. Ajo makinë është marrë me këste, siç i marrin në Zvicër dhe ka qenë brenda garancisë?, përfundon qytetari.

A mund të jetë kjo me të vërtetë arsyeja? Në fakt, nëse do ta kishte marrë me qira, pse do ta hidhte, kur do t?i duhej ta paguante?/JOQ

Lajmet e fundit nga