LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Afrim Krasniqi/Katër sinjale pozitive nga Kosova!

14 Maj 2017, 16:18, Aktualitet CNA

Katër sinjale pozitive nga Kosova! Janë ?tanët?, ashtu si ne kanë probleme me mirëqeverisjen, korrupsionin, liderit ?e fortë?, klanet e fiset politike, biznesmenët në politikë, median e blerë, propaganden e madhe, militantizmin partiak, riciklimin e figurave dhe nivelin kritik te demokracise brenda partive. Ne citojmë për mirë modele perëndimore, por ndonjëherë duhet të hedhim sytë e të reflektojmë edhe kur shohim gjëra pozitive ?brenda nesh?. Kosova na ofron një praktikë referimi, të paktën në katër momente:

E para, brenda e vitesh Kosova rrëzon dy qeveri me dy format e mocionit kushtetues: me mocion besimi (2014) dhe me mocion mosbesimi (2017). Natyrisht, janë pasojë e skemave taktike paraelektorale, por janë legjitime, u përdorën dhe rezultuan të suksesshme. Shqipëria, përvec një praktike gjysmake mocioni më 1936 nuk ka arritur asnjëherë të ndryshojë qeveri përmes institucionit të mocionit kushtetues. Kosova ka rrëzuar edhe Presidentin që ruajti rol partiak, ndërkohë që tek ne edhe Presidenti i ri drejton fushatën e ish partisë së tij në zgjedhje!!

E dyta, kryeministri i rrëzuar me mocion, I. Mustafa (LDK) bëhet i pari kryetar partie kryesore që heq dorë nga ri-kandidimi për kryeministër dhe sugjeron zgjedhjen e një emri tjetër kandidimi nga partia që ai drejton. Në Shqipëri nuk ka ndodhur asnjëherë, tek asnjë parti, madje ne e kemi bërë me statut se shefi i partisë është automatikisht edhe kandidat për kryeministër, si dhe anasjelltas, kur shefi i partisë bëhet kryeministër ai nuk votohet në parti, është automatikisht dhe pa afat në post.

E treta, legjislacioni në Kosovë është liberal për krijimin e partive politike dhe konkurrimit në zgjedhje. Qytetarët e Kosovës zgjedhin vetë deputetin (me sistemin e listave të hapura), stimulojnë krijimin e partive të reja politike (rrit konkurrencën në sistem), kryetari i KQZ eshte gjykates kushtetues (rrit pavaresine e tij), si dhe praktikon votimin e emigrantëve/diasporës, – tri cilësi që nuk i kemi ende në Shqipëri.

E katërta, pas mocionit palët ranë dakord për fushatën, datën dhe detajet e organizimit. Gjithcka brenda 30 ditësh. Kurse në Tiranë kemi katër vjet që diskutojmë për datën & zgjedhjet e radhës, por rreth 35 ditë përpara zgjedhjeve ende nuk jemi të bindur se do të ketë zgjedhje./CityNews

Lajmet e fundit nga