LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI mesazh Ramës e Bashës para mbërritjes së zyrtarit të SHBA/Çfarë iu kërkon

14 Maj 2017, 14:49, Aktualitet CNA

Kryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar për vizitën e zëvendësndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Brian Yee, nesër në Tiranë.

Në rrjetet sociale, Vasili shprehet se shpreson në arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.

Më tej, ai shkruan se është në të mirë të integrimit të vendit gjetja e një kompromisi që do të mundësojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

?Zv.Ndihmëssekretar i shtetit të SHBA, Brian Hoyt Yee nesër në Tiranë. Një shans për kompromisin, që mundëson vazhdimin e integrimit evropian dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një shans për normalitetin dhe qetësinë që duam dhe aspirojmë të gjithë?, shkruan Petrit Vasili.

Zyrtari amerikan vjen nesër në Shqipëri për shkak të krizës politike në vend./CityNews

Lajmet e fundit nga