LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Identifikohet viktima në Mat/U ekzekutua me breshëri kallashnikovi

14 Maj 2017, 19:57, Aktualitet CNA

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e pak minutave më parë në fshatin Rukaj të Matit. Një 60-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri, teksa po hynte në shtëpi.

Mësohet se ka mbetur viktimë shtetasi Hajredin Lleshi, i cili u vra me breshëri kallashnikovi. Autorët janë larguar në drejtim të paditur menjëherë pasi kanë qëlluar 60-vjeçarin.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi disa vite më parë viktimës i kanë vrarë edhe vëllain. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve./CityNews

Lajmet e fundit nga