LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi ditor, 14 Maj 2017

13 Maj 2017, 22:02, Aktualitet CNA

Përpiquni që të mos u futeni shumë thellë çështjeve tuaja emocionale me partnerin/en, është më mirë t?i mbani gjërat në nivel sipërfaqësor. Të paktën për momentin. Beqarët ka rrezik të gabojnë në lidhje me dashurinë. Financat do jenë në gjendje të mirë.

Do të befasoni partnerin/en, mbase edhe veten, me një veprim impulsiv që duket se është kundër karakterit tuaj. Megjithatë mendoni çfarë është më e mira për ju. Beqarët do kenë frikë të hedhin hapa dhe do humbasin mundësitë e mira. Në planin financiar do keni fat.

Binjakët

Është një ditë shumë e mirë për të komunikuar me partnerin/en, edhe për ju që jeni shumë të aftë të dilni aty ku doni. Tregohuni të kuptueshëm. Beqarët do kenë takime atëherë kur nuk e presin. Buxheti nuk do përballet me asnjë vështirësi. Në planin financiar do keni surpriza.

Gaforrja

Jepini vetes një shtysë për t?i çuar gjërat atje ku dëshironit në fillim porsa i përket marrëdhënies suaj në çift. Keni ndenjur brenda guaskës suaj për shumë kohë. Beqarët nuk do jenë në humor për takime dhe do rrinë vetëm. Financat do jenë të mira.

Njeriu juaj i zemrës do ndjejë nevojën që të bisedojë me ju rreth ambicies së tij, do të rezultojë që ju jeni pjesë e rëndësishme e jetës së tij.  Beqarët do kenë një ditë të qetë dhe nuk do mendojnë për dashurinë. Buxheti do jetë në gjendje të mirë.

Virgjëresha

Detajet kanë shumë rëndësi sot persa i përket çifteve. Kjo nënkupton se është koha juaj për të ndriçuar, ngaqë keni kohë që jeni fshehur në hijen tuaj. Beqarët duhet të luftojnë për të bërë për vete një person. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer.

Peshorja

Energjia juaj e brendshme po ju bën të ndiheni të fuqishëm drejt suksesit. Është më e thjeshtë se kurrë për ju të shfaqni ide të mëdha apo të bëni plane të reja bashkë me partnerin/en. Beqarët bëjnë mirë të mos rrezikojnë. Për financat do jetë një ditë e kënaqshme.

Akrepi

Është një nga ato ditë që duhet të siguroheni që po i shtyni gjërat deri në pikën ku mund të jetë e mirë për ju. Kërkoni mbështetjen e partnerit/es. Beqarët duhet të sakrifikojnë sepse gjëra të bukura i presin. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm.

Shigjetari

Nuk është mirë që të mërziteni apo të ndiheni në ankth. Kjo gjë do të prishte edhe harmoninë që keni krijuar në çift. Aktiviteti i shumtë ju bën mirë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me surpriza dhe takime. Buxheti i mirë, por gjithsesi tregoni kujdes.

Bricjapi

Në vend të miqve dhe kolegëve keni mbledhur rreth vetes një tufë ?korbash? të gatshëm t?ju hanë në çdo çast. Mbajeni mendjen të lidhja juaj e dashurisë. Harrojini të tjerat. Beqarët nuk do jenë gati dhe do preferojnë të presin edhe pak kohë. Venusi do ju ndihmojë me financat.

Gjeni një mënyrë të re për të përçuar mesazhet tuaja, mund të arrini të komunikoni me partnerin pa u acaruar. Është mirë t?i mendoni dhe një herë planet tuaja. Beqarët do kenë një ditë të mërzitshme dhe pa ndonjë takim. Në planin financiar bëni kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Arrini ta ndieni ndryshimin në marrëdhënien tuaj në çift përpara se të ndodhë dhe kjo jua bën përshtatjen më të thjeshtë. Beqarët do realizojnë takime të veçanta që mund ti ndryshojnë të ardhmen. Me financat do dini si të veproni./CityNews

Lajmet e fundit nga