LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jozefina Topalli/Kam diferenca të mëdha me Bashën, politika bëhet në Parlament

13 Maj 2017, 15:34, Aktualitet CNA

Deputetet e PD, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu pavarësisht kritikave ndaj Lulzim Bashës sot i janë bashkuar protestës së organizuar nga opozita.

Bregu dhe Topalli janë shfaqur në krah të simpatizantëve të PD në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.

Jozefina Topalli në një intervistë për Report Tv u shpreh se kam diferenca me Bashën në mënyrën e të bërit opozitë, ndërsa shtoi se parlamenti është vendi ku thuhet dhe bëhet beteja e vërtetë.

Dy deputetet kanë qenë zëra shumë kritikë ndaj kreut të PD për mënyrën e drejtimit të partisë dhe bojkotit të parlamentit dhe zgjedhjeve.

Intervista e plotë e Jozefina Topallit

Në shpirt jam njeriu i protestës dhe këtë protestë dhe atë të 18 shkurtit do të kisha dashur që t?i shikoja 4 vite resht. Sot jam në krah të këtyre burrave dhe grave, që kërkojnë që fëmijët e tyre të kenë të ardhme.

A duhet që të hiqet çadra?

Para 4 viteve kam dhënë dorëheqjen nga forumet drejtuesve të PD dhe mbroj idetë e mia, nuk përzihem.

A mendoni se parlamenti duhet të ishte mbyllur me bojkotin e PD?

Unë jam një njeri i parlamentit me eksperiencë, ku mendoj se është vendi ku thuhet dhe bëhet beteja e vërtetë.

Mendoni se PD duhet te ishte në zgjedhje?

Unë e kam thënë se kam diferenca të mëdha me Zotin Basha në mënyrën e të bërit opozitë, por sot dua të rri më këta burra dhe gra që kanë hallin e mbijetesës së tyre.

Lajmet e fundit nga