LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti socialist ''godet'' Bashën/Ik o Lyl, je kthyer në gjobë

13 Maj 2017, 13:00, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me protestën e ditës së sotme të mbajtur nga opozita shqiptare.

Braçe duket se e ka ndjekur protestën nga televizori dhe në një postim në rrjetet sociale, fotografuar veten teksa godet nga ekrani i televizorit, kreun demokrat.

Ndër të tjera Braçe i kërkon Bashës të ikë njëherë e mirë sepse është kthyer në gjobë dhe askush nuk do të paguajë një gjobë si ai.

”Piiiiiiiiiiiip!!
Ik Lylyzim! Ike me gjithe Sali dhe Republiken tende te lyer ne gjak!
Leri keto lulelleqet me ?bashkim qe se ka pare Bota?, mos shih endrra me sy hapur!
Pa asnje diskutim qe nga sot gjerat do jene ndryshe;
Psh ti ja dole ta shuash PD, ta nxjerresh jashte sistemi e te mos egzistoje me.
Mire bere! Reflektim serioz eshte, pas gjakut qe ka mbi kurriz ajo Parti, ti dhe Sali Berisha posacerisht.
Po edhe me shume;
Je katandisur ne nje gjobe kunder Shqiperise, gjobe qe nje grusht shokesh te tu, nga keta qe japin mend e llapin inatin kunder Edi Rames, po ja perplasin ne fytyre cdo shqiptari.
Pa maske!
Ne nuk paguajme gjoba Lyl, per me teper nje gjobe si ty!”, përfundon Braçe/CityNews

Lajmet e fundit nga