LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama shpjegon denoncimet e ish kryeministrit/Kulmi është kur nxjerrin fotografi

12 Maj 2017, 17:54, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama në përfundim të fjalës së tij në takimin që zhvilloi ditën e sotme me të rinjtë shpjegoi disa denoncime të qytetarëve dixhitalë në rrjetet sociale të ish kryeministrit, Sali Berisha.

Teksa shpjegoi këto denoncime, Rama tha se ka ardhur koha që politika e vjetër të ikë me këmbët e tyre.

”Mërzitet Saliu, më falni se po ia përmend emrin, kur sheh kaq shumë të reja dhe të rinj dhe i kujtohen ato që bënte vetë. I shkon mendja, kur shkonte në oborret e shkollave dhe bënte miting. Ndërkohë që ne nuk takohemi në oborret e shkollave, kulmi është kur nxjerrin fotografi me autobus, më fal këta që vijnë nga Mirdita me kalë do të vijnë, atë që vijnë nga Shengjini me not do të vijnë. Ka ardhur dita që jo me dorën tonë, por me këmbët e tyre, të ikin njëherë e mirë”, përfundoi Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga